LAJMI I FUNDIT:

Ky Mercedes-Benz E60 AMG i vitit 1993 është vetëm një nga 45 njësitë e prodhuara

Ky Mercedes-Benz E60 AMG i vitit 1993 është vetëm një nga 45 njësitë e prodhuara

Çdo veturë me një shtesë AMG është speciale, por janë disa modele AMG të cilat janë më të veçanta se të tjerat. Ky Mercedes-Benz E60 AMG i vitit 1993 është një nga to, dhe momentalisht është vendosur për shitje në një ankand, dhe ka tërhequr mjaft vëmendje.

E60 AMG ishte një veturë e cila kishte prodhim të kufizuar, një variant me performancë të lartë i W124 E-Class dhe ishte zhvilluar në bashkëpunim me AMG, e cila në atë kohë ishte një kompani e pavarur e modifikimeve por që më vonë u bë divizioni i veturave me performancë të lartë i Mercedes-Benz.

Me një motor 6.0-litërsh V8 të aftë për të prodhuar 375 kuaj fuqi dhe 582 njuton metër fuqi rrotulluese, E60 AMG ishte një veturë mjaft e fuqishme gjatë asaj kohe, shkruan Car Scoops, përcjell Telegrafi.

 1993 Mercedes-Benz E60 AMG Is Only One Of Just 45 Like It

Ky ekzemplar i veçantë është një shembull i specifikimeve evropiane, me timon të majtë që aktualisht ndodhet në Montana. Lista Cars & Bids vë në dukje se është importuar nga Japonia në shkurt 2022.

Pjesës që e bënë “sedanin” aq të dëshirueshëm i shtohet edhe fakti se shumica e ekspertëve të AMG pajtohen se janë prodhuar vetëm 100 dhe 150 modele E60 AMG dhe prej tyre, vetëm 45 janë vetura “të prodhuara në fabrikë” me një paketë speciale “957 AMG Technik-Paket”. Ky model në fjalë është një prej tyre.

Ndër veçoritë e rëndësishme të makinës përfshihen rrotat trepjesëshe AMG me madhësi prej 17 inç, kompletin e trupit specifik 500E, fshirëset e fenerëve, dritat e mjegullës, pasqyrat e krahut të rregullueshme me energji dhe një çati diellore. /Telegrafi/