LAJMI I FUNDIT:

Ky grim viral ju shkon të gjitha vajzave, nëse dëshironi të transformoheni duhet ta provoni me patjetër

Ky grim viral ju shkon të gjitha vajzave, nëse dëshironi të transformoheni duhet ta provoni me patjetër

Grimi “mob-wife” është bërë trend kohëve të fundit në mesin e përdoruesve të shumtë në rrjetet sociale.

Ky make-up do t’i shkonte të gjitha vajzave dhe gjithashtu do të transformonte tërësisht mënyrën se si dukeni.


Ju mund ta arrini lehtësisht, falë një videoje të publikuar nga vlogerja e njohur Joanna Marie Kutkina.

Fillimisht, vlogerja nisi aplikimin e sherkut në të gjithë fytyrën dhe kjo bazë ishte tejet mbuluese, më pas filloi me vendosjen e konturave dhe shkrirjen e tyre në fytyrë.

Kutkina filloi më pas me rregullimin e vetullave duke i bërë më të plota dhe më të shpeshta.

Pasi përfundoi këto tre procedura, ajo nisi me pjesën kryesore të grimit që janë sytë. Për sytë, ajo përdori së paku tre nuanca ngjyrë kafe, një portokalli dhe gjithashtu të zezën në formë ‘llajneri’.

Ajo çka e veçon këtë make-up, është pjesa e aplikimit të lapsit të zi në pjesën e poshtme të syrit, një trend i kahershëm i grimit, por që çuditërisht i jep ngjyrim të gjithë këtij grimi.

Nëse, dëshironi të transformoheni, duhet ta provoni me patjetër këtë grim. /Telegrafi/