Fakti që prodhuesi i laptopit dhe printerit po zhvillon një koncept të tillë është befasues në disa mënyra.

Pas viteve të punës për zhvillim teknik, telefonat inteligjentë me ekran të palosshëm dhe të përkulshëm tani janë një realitet.

Korporatat e mëdha si Samsung, Huawei, Motorola dhe Microsoft po punojnë në këtë drejtim më së shumti.

Edhe Apple duket se do të punojë në një koncept përkatës.

Çuditërisht, prodhuesi i kompjuterit dhe printerit HP bashkohet me këtë seri dhe ka patentuar një celular të palosshëm, transmeton Telegrafi.

Kjo është për t’u habitur pasi HP në të vërtetë nuk ka bërë asnjë telefon celular që nga viti 2016 dhe deri më tani nuk ka pasur shenja që kompania dëshiron të kthehet në këtë treg.

Patenta, e cila u dha në të gjithë botën më 13 gusht, ka të bëjë me një celular të palosshëm.

Ashtu si Motorola Razr, ajo duhet të jetë në gjendje të paloset nga lart – me një ekran të vazhdueshëm, fleksibël, siç raporton blogu LetsGoDigital.

Siç tregojnë interpretimet konceptuale të blogut, teknologjia lejon që një pajisje e ardhshme të paloset në mënyra të ndryshme.

Përveç se është palosur plotësisht, ekziston edhe një variant në të cilin shiriti i ekranit mbetet i dukshëm në pjesën e poshtme – për shembull për të marrë njoftime. /Telegrafi/