LAJMI I FUNDIT:

Ky është qeni që kafshoi gjashtë persona në lagjen Aerodrom të Shkupit (Foto)

Ky është qeni që kafshoi gjashtë persona në lagjen Aerodrom të Shkupit (Foto)

Bashkia e Shkupit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me kërkimet për kapjen e qenit i cili mbrëmë vonë kafshoi gjashtë qytetarë të lagjes Aerodrom, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndër personat e kafshuar ishin katër të mitur të moshës 10 deri 15 vjeçare.


Sipas tyre, qeni është gjetur në lagjen Lisiçe dhe ka qenë i braktisur nga pronari. Më pastaj, qeni është dërguar në strehimoren e qenver Vardarishte. Për kapjen e tij kanë ndihmuar edhe qytetarët./Telegrafi/