Policia amerikane kanë publikuar një foto të një njeriu të kërkuar për ta marrë në pyetje "në lidhje" me shpërthimet e fundit në New York.

Autoritetet dyshojnë se një komplot terrorist qëndron pas bombardimeve dhe një varg incidentesh tjera që tronditën SHBA gjatë fundjavës, përcjell Telegrafi.


Sipas autoriteteve, i dyshuari është identifikuar si 28-vjeçari Akhmad Khan Rahami, një banor i New Jersey dhe qytetar i natyralizuar amerikan.

Të paktën 29 persona janë plagosur nga një shpërthim në një qark të qytetit të New York-ut. /Telegrafi/