LAJMI I FUNDIT:

Ky është momenti kur leopardi kërcen nga njëra pemë në tjetrën për ta zënë prenë e tij – videoja tregon momentin tronditës

Ky është momenti kur leopardi kërcen nga njëra pemë në tjetrën për ta zënë prenë e tij – videoja tregon momentin tronditës

Një betejë është filmuar midis një leopardi të uritur dhe të një majmuni të pafajshëm të vogël në zemër të xhunglës së Madhya Pradesh në Indi.

Gjuetia u zhvillua në Panna Tiger Reservation, transmeton Telegrafi.


Në përpjekje për ta kapur majmunin e gjorë, leopardi shihet në video që përgatitet të kërcejë derisa qëndron në degë, hidhet mbi një pemë tjetër dhe bie në tokë.

Në pamje të parë duket sikur leopardi ra me duar bosh, por një vështrim më i afërt zbulon trupin e pajetë të majmunit në gojën e tij.

Videoja, e cila është shpërndarë në Twitter, po bëhet virale derisa shumë përdorues komentojnë për pamjet shokuese.

‘Forca brutale e natyrës’, shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër tha, ‘Një pamje e rrallë’.

Një person komentoi: ‘Nëse ju ndjek një leopard, atëherë mos u lodhni të ngjiteni në një pemë për të shpëtuar veten’. /Telegrafi/