LAJMI I FUNDIT:

Ky është kallëzimi penal i ngritur në Prokurori nga avokati i familjes Dehari (Dokument)

Ky është kallëzimi penal i ngritur në Prokurori nga avokati i familjes Dehari (Dokument)

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit kundër personave përgjegjës të Drejtorisë Regjionale të Policisë së Kosovës në Prizren, personave përgjegjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme-Agjencioni i Kosovës për Forenzikë dhe të gjithë personave përgjegjës që identifikohen gjatë hetimeve nga Prokurori kompetent, për shkak të publikimit të pamjeve nga burgu i Prizrenit ku ka vdekur aktivisti i VV, Astrit Dehari.

Në kallëzimin penal dorëzuar Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi thuhet se “Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren shumë herë ka deklaruar se janë marrë të gjitha provat në vendin e ngjarjes e që në këtë rast ka qenë dhoma ku ka qëndruar Astrit Dehari, si dhe nga Qendra e Paraburgimit në Prizren ndër të tjera janë marrë edhe video incizimet të cilat sipas urdhrit të tij më 05.11.2016 i kanë marrë Hetuesit policor të Prizrenit”, raporton Telegrafi.


14997210_10154801760640513_1220130925_n

Më tej theksohet se përgjegjësit i kanë dhënë mediave informacione konfidenciale nga kamerat e sigurisë nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, për të cilat informata janë në vënë në dijeni (i kanë poseduar) gjatë ushtrimit të profesionit të pjesëtarit të policisë së Kosovës apo të pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme apo të pjesëtarit të Agjencionit të Kosovës për Forenzikë.

Në këtë kallëzim penal, avokati Tomë Gashi ka theksuar se personat përgjegjës kanë kryer veprat penale:

Zbulim i paautorizuar i informacioneve konfidenciale nga Neni 203 i Kodit Penal të Kosovës

Manipulim me prova nga Neni 397 i Kodit Penal të Kosovës

Zbulim i fshehtësisë zyrtare nga Neni 433 i Kodit Penal të Kosovës dhe

Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar nga Neni 422 i Kodit Penal të Kosovës

Si dhe vepra të tjera penale të cilat Prokuroria zyrtarisht do ti identifikojë gjatë procedurës penale kundër të paraqiturve.

Përmes këtij kallëzimi penal avokati i familjes Dehari ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi që në këtë rast të mos autorizoj prokuror nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe as oficerë të policisë e hetues nga Drejtoria Regjionale e Policisë së Kosovës në Prizren./Telegrafi/

15058575_10154801754925513_1950485196_n

2222

15033793_10154801754940513_478300544_n

15050263_10154801754945513_1893811475_n

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori