LAJMI I FUNDIT:

Ky djalë u rrit – dhe po i jep botës shpresë

Ky djalë u rrit – dhe po i jep botës shpresë

Ai është partneri themelues i kompanisë me bazë në Gjermani “BioNTech”.

Dr. Uğur Şahin u bë një shpresë për botën me vaksinën e coronavirusit që zhvilloi me gruan e tij Özlem Türeci, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi.


Fotografitë e Şahin, i cili ishte ndër 100 njerëzit e pasur të Gjermanisë, veçanërisht me studimet e tij në fushën e kancerit, u zbuluan gjatë viteve të para që ai shkoi në këtë vend.

Por vrima në çorapet e fëmijës tjetër tërhoqi vëmendjen, në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale dhe që thuhet se tregon atë me familjen e tij.

Ai thuhet se emigroi në Gjermani nga rrethi İskenderun i Hatay kur ishte 4 vjeç, me familjen e tij.

Ndryshe, imunologu gjerman Ugur Sahin, beson se vaksina kundër coronavirusit do të jetë e gatshme deri në fund të këtij viti, por konsideron se ende do të zgjatë para se infeksioni të vihet nën kontroll.

Imunologu gjerman beson se vaksina kundër COVID-19 do të jetë e gatshme deri në fund të vitit
Lexo po ashtu Imunologu gjerman beson se vaksina kundër COVID-19 do të jetë e gatshme deri në fund të vitit

Drejtori gjeneral i kompanisë bio-teknologjike “Biontech” nga Mainz, një nga 17 kompanitë në mbarë botën që po punojnë në zhvillimin e një vaksine kundër coronavirusit, ka thënë gjatë një interviste dhënë për Wall Street Journal, se do të jetë i nevojshëm testimi para se vaksina të përdoret.

Una famiglia di origine turca, emigrata in Germania.

Ugur Sahin, futuro fondatore della BioNTech e scopritore -…

Posted by Lorenzo Tosa on Sunday, November 22, 2020

Sipas Sahin, virusi tashmë është përhapur shumë, janë infektuar shumë që sipas tij do të thotë se ndoshta duhen dhjetë vite të arrihet imuniteti i tufës.

“Konsideroj se imunitetin mund ta arrijmë nëse mbi 90 për qind e popullatës është imune”, ka shtuar eksperti Sahin.

Sipas tij, arritja e këtij qëllimi është e mundur nëse prodhues të ndryshëm të njëjtën kohë ofrojnë në treg vaksina të ndryshme.

“Nuk kemi për qëllim të garojmë. Për t’u kujdesur për 7 miliardë njerëz në botë, duhet të marrin pjesë shumë kompani. Vaksina është një shans që ta vëmë nën kontroll pandeminë. Një kompani nuk mundet e vetme ta furnizojë gjithë botën”, ka shtuar Sahin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori