LAJMI I FUNDIT:

Ky Citroën Ami është ndoshta makina më e ngadaltë e policisë në botë

Ky Citroën Ami është ndoshta makina më e ngadaltë e policisë në botë

Ishujt grekë, një destinacion i preferuar për turistët gjatë verës, po bëhen gjithnjë e më popullorë edhe për projektet e “eko-qëndrueshmërisë”, duke përfshirë makinat elektrike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa muaj pasi një grup modelesh Volkswagen ID.3 dhe ID.4 zbarkuan në ishullin Astypalaia si pjesë e një programi qeveritar, tani është radha e Citroën-it të dërgojë gamën e saj të automjeteve elektrike në ishullin Chalki në detin Egje.


Midis tyre, do të jetë një Ami e vogël, e cila ndoshta do të jetë makina më e ngadaltë e policisë në botë.

Citroën ofroi një flotë prej gjashtë automjetesh për autoritetet publike të Chalki, e cila synon të bëhet ishulli i parë grekë-Eco.

Gama përfshin një palë Amis për Policinë dhe Rojet Bregdetare, një palë ë-C4 për bashkinë, një ë-Spacetourer MPV dhe një furgon me panel ë-Jumpy (ë-Dispatch).

Megjithëse Ami definitivisht nuk është i përshtatshëm për patrullimin e autostradës për shkak të shpejtësisë maksimale të kufizuar prej 45 km/h, ai është mjaft praktik në rrugët e ngushta të Chalki, si dhe automjeti më i shkathët i grupit. /Telegrafi/