LAJMI I FUNDIT:

Ky burrë 100-vjeçar ka punuar në të njëjtën kompani për 84 vjet

Ky burrë 100-vjeçar ka punuar në të njëjtën kompani për 84 vjet

Walter Orthmann festo dy momente historike muaj më parë kur mbushi 100 vjeç dhe theu rekordin botëror për karrierën më të gjatë në të njëjtën kompani.

Orthmann ishte vetëm 15 vjeç kur filloi të punonte si asistent transporti në një kompani tekstili në shtetin Santa Catarina, Brazil e quajtur Industrias Renaux S.A. (tani e njohur si RenauxView), sipas Rekordeve Botërore të Guinness.


“Në vitin 1938, fëmijët pritej të punonin për të ndihmuar në mbështetjen e familjes”, tha ai për Rekordet Botërore Guinness. “Si djali më i madh i pesë fëmijëve, nëna ime më gjeti punë në moshën 14-vjeçare”.

Ai aplikoi për një punë në një fabrikë thurjeje aty pranë dhe, për shkak të aftësisë së tij të fortë në gjermanisht, u punësua aty për aty. Ai ka vazhduar të punojë në të njëjtën kompani, RenauxView, për pjesën tjetër të karrierës së tij, që do të thotë rreth 84 vjet.

Pasi filloi si asistent transporti, Orthmann u ngrit në pozitë në një rol në shitje dhe në fund në një pozicion menaxher shitjesh.

Puna në RenauxView i dha atij mundësinë të udhëtojë në të gjithë Brazilin, të takojë njerëz nga vende të ndryshme – por pjesa e tij e preferuar e të paturit një punë është qëllimi, përkushtimi dhe rutina që ajo sjell.

Ai theu rekordin e tij, të cilin e vendosi në vitin 2019 pasi i bëri në RenauxView 81 vjet e 85 ditë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Plani

Plani

Kalo në kategori