LAJMI I FUNDIT:

Ky bakter është kyç për zbulimin e coronavirusit: E kanë gjetur në Yellowstone para gjysmë shekulli

Ky bakter është kyç për zbulimin e coronavirusit: E kanë gjetur në Yellowstone para gjysmë shekulli

Yellowstone është vatër e shkëlqyeshme për krijesa mikroskopike

Në 10.000 shfaqjet e tyre hidrotermale të fumarolit, baltës së sulfurit, burimeve të nxehta jetojnë mikrobe të llojllojshme.


Ndër to janë edhe krijesa të pazakonshme, të cilat mikrobiologët i quajnë ekstremofilime, të cilat zënë vend të theksuar ndër zbulimet e rëndësishme shkencore, shkruan National Geographic, përcjell Telegrafi.

Mikrobiologu Thomas Brock, në vitin 1965 në burimin Octopus, ka vërejtur masën xhelatinoze ngjyrë rozë, të qartë me origjinë biologjike, në temperatura shumë të larta”.

Këta organizma fibrorë kanë jetuar në temperaturë prej 82 gradësh Celsius, gjë që është befasuese, dhe në atë kohë kur është konsideruar që bakteret nuk mund të jetojnë në temperatura më të larta se 60 gradë.

Bakteret janë të prira ndaj nxehtësisë

Thomas Brock është kthyer në atë vend një vit më vonë me studentin Hudson Freeze, dhe bashkë kanë marrë një organizëm më ndryshe, bakterin ngjyrë të verdhemët të prirë të jetojnë në nxehtësi, të cilin Brock e ka quajtur Thermus aquaticus.

Me kultivimin e atij bakteri është arritur deri te enzima e cila i replikon ADN-së në temperatura të larta, ndërkaq ajo enzimë ka bërë që polimerizimi zinxhiror të bëhet i përshtatshëm.

Sot vegla kyç në biologjinë molekulare, polimerizimi zinxhiror, në vitin 1993, biokimistit dr. Kerry Malish i ka sjellë shpërblimin “Nobel” për kimi.

Aktualisht ky bakter përdoret për të forcuar sinjalin e virusit në shumicën e testeve plotësuese për coronavirusin.

Virusi po e përfshin botën

Procesi PCR, i cili është boshti vital i testit, është relativisht i thjeshtë dhe i shpejtë, falë grupit të baktereve të cilat jetojnë në basenet termale të Yellowstones.

“Teknologjia PCR ndihmon në shpëtim të jetëve”, thotë biologu molekular Austin Shull nga kolegji Presbyterian në Karolinën Jugore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori