Kryesie LDK-së në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që Kuvendi Zgjedhor i LDK-së të mbahet më 3 gusht 2019.

Në  njoftimin e lëshuar nga LDK, thuhet se ndërkohë të gjitha organet e LDK-së do të përmbyllin përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e Kuvendit.

“Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/