LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi të martën mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi të martën mban seancë të jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka shqyrtuar sot kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, për seancë të jashtëzakonshme.

Kryesia vendosi që konform kërkesës, Kuvendit të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme të martën, më 13 nëntor 2018, në orën 10:00, në të cilën pritet të shqyrtojë projektligjet që lidhen me agjendën evropiane të reformave. ​


Ndryshe, ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit ministror për integrime evropiane theksoi se po mungon një gatishmëri që çështja e liberalizimit të vizave të hyjë në agjendë të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

“Tani më vendimi duhet të merret në Këshill. Tani po na mungon një gatishmëri me hy në agjendë me arsyetimin se disponimi nuk është më i miri”, kishte thënë Haradinaj.

Sipas tij, qeveritë kanë një hezitim me shti në rend dite, me arsyetimin se vullneti politik, bindja nuk është e qartë në këtë etapë.

“Unë po mendoj se është mirë me u marr rreziku, sido që të votojnë ministrat, si po si jo, të hyjë në rend dite. Kjo është kërkesa e Kosovës. Nuk bën me paragjyku rezultatin, e mos me hy në rend dite. Ndryshe, nuk ishim shku as në Parlament, se kemi mujt edhe aty me paragjyku rezultatin”, ishte shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori