LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi sonte shpërbëhet?

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sonte në mesnatë duhet të shpërbëhet në bazë të vendimit të ndryshuar që e votuan deputetët më 23 shkurt të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Parlamenti, siç është paraparë, pritet të shpërbëhet me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor.