LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, betohen deputetët e opozitës

Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, betohen deputetët e opozitës

Kuvendi i nis sot në orë 10.00 seancë plenare ku do të betohen tre deputetë të rinj të parlamentit, nga PD, Qarku Elbasan, Arben Elezi dhe Adriatik Alimadhi, Qarku Vlorë, si dhe Amra Barova nga LSI, Qarku Shkodër.

Pas betimit të tre deputetëve të opozitës, seanca plenare do të nis me diskutimet për raportin e veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2018.


Po ashtu në rendin e ditës është dhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme””.

Një tjetër pikë e rendit të ditës në seancën e sotme në Kuvend është dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mali i Zi si dhe projektrezolutë “Për vlerësimin e punës së grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve”për vitin 2018 dhe për Planin e Veprimit për 2019. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori