LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi pa kuorum, nuk hidhet në votim projektrezoluta e LDK-së për ngritjen e çmimeve

Kuvendi pa kuorum, nuk hidhet në votim projektrezoluta e LDK-së për ngritjen e çmimeve

Projektrezoluta e LDK-së kundër abuzimeve të çmimeve në treg nuk është hedhur në votim sot për shkak të mungesës të deputetëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në sallë.

Kryesuesi i Kuvendit, Enver Hoxhaj nga radhët e PDK-së, ka thënë se për shkak të mungesës së kuorumit i mbetet tash Kryesisë së Kuvendit të vendosë se kur duhet të hidhet në votim teksti i projektrezolutës.


Paraprakisht tekstin e projektrezolutës në emër të grupit parlamentar të LDK-së e lexoi Hykmete Bajrami.

“Rritja e çmimeve është bërë pandemi e dytë. Nuk ka produkt të cilit nuk i ka lëvizur çmimi. Inflacioni mbetet një nga kërcënimet kryesore të rimëkëmbjes së shpejt dhe të rënies së fuqisë blerëse për qytetarët tanë”, tha Bajrami

Teskti i projektrezolutës:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kërkon Qeverisë që të aktivizojë inspektoratin e tregut, kundër abuzimit me çmime.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës që të funksionalizojë sa më shpejt Autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe të fillojë hetimet për marrëveshje të mundshme kartelë.

3. Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kërkon Qeverisë të përgatisë një pako fiskale, që redukton ose largon tërësisht akcizën dhe zvogëlon TVSH-në për naftë për tre muajt e ardhshëm. Ky reduktim i përkohshëm duhet të ketë për qëllim përballueshmërinë jo vetëm për bujqit, por edhe për qytetarët tanë transportuesit në vend, ndikimi i të cilëve për produkte e shërbime të tjera është tejet i lartë. Që të largojë TVSH-në për produkte bazë të shportës së konsumatorit, që të largojë TVSH-në për transportuesit dhe transportin e udhëtarëve.

4. Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kërkon Qeverisë që të përgatisë një pako ekonomike, që t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve. Nëse nuk ka mjete buxhetore të bëhet rishikimi i buxhetit sa më parë.

5. Kuvendi i Republikës së Kosovë, i kërkon Qeverisë që të asistojë furnitorët tanë në sigurimin e rezervave afatgjatë, në kohë si këto, relacionet ndërkombëtarë janë tejet esenciale, andaj edhe kërkohet bashkëpunimi.

6.Kuvendi i republikës së Kosovës, i kërkon Qeverisë që të ofrojë një plan afatgjatë të papërballueshmerisë”.

Partitë opozitare,  Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme parlamentare për rritjen e çmimeve.

Ata kanë propozuar miratimin e një rezolute, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se për shkak të mungesës së deputetëve, seanca vazhdon më 16 mars. Në seancë kanë munguar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori