LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton rezolutën që autorizon qeverinë të udhëheq dialogun Kosovë-Serbi

Kuvendi miraton rezolutën që autorizon qeverinë të udhëheq dialogun Kosovë-Serbi

Me 57 vota për dhe 5 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë të propozuar nga dy partitë e koalicionit, lidhur me dialogun me Serbinë, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është institucioni që ka mandatin që të udhëheqë bisedimet politike me Beogradin.

Rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, u votua në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit të thirrur për buxhetin, pa praninë e opozitës.


“Sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. Askush nuk ka të drejtë të bisedojë, dialogojë apo negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës”, thuhet në tekstin e rezolutës të miratuar, të cilën e lexoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, është Qeveria e Kosovës që ka mandatin të udhëheqë bisedime dose dialogun me Serbinë dhe të bëjë përgatitjet përgatitje për negociata, e të negociojë lidhur me marrëveshjen e mundshme përfundimtare e cila do të përfundojë me njohje reciproke me Republikën e Serbisë”, thuhet në rezolutën e Kuvendit.

Kjo rezolutë, fillimisht ishte prezantuar para deputetëve në një seancë tjetër të jashtëzakonshme, të mbajtur më 11 mars, por në atë mbledhje nuk ishte hedhur fare në votim për shkak të kundërshtimeve të shprehura nga opozita.

Dialogu me Serbinë, që ka nisur më 2011, është ndërprerë në fund të vitit 2018 pasi Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë. Beogradi po kushtëzon kthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e taksës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë bërë thirrje Prishtinës zyrtare që të heqë taksën dhe t’i hapë rrugë rinisjes së dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 27 shkurt propozoi një plan për heqjen e taksës hap pas hapi, por ky plan u kundërshtua fuqishëm nga SHBA-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori