Kuvendi mban sot dy seanca, në rend dite amendamenti për Gjykatën Speciale

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca plenare. Fillimisht prej orës 10:00 do të provohet të votohet në parim projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, i cili ka dështuar në dy seancat e kaluara të marrë votat e nevojshme. Të zgjedhurit e popullit sërish do të sfidohen për votimin e një tjetër projektligji që më herët nuk ka marrë besimin e tyre, ai për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Krahas kësaj deputetët pritet të votojnë edhe për disa nga projekt-rezolutat që për to në seancat e kaluara nuk ka pasur kuorum votimi.
Vazhdimi i seancës mbahet në ora 10:00.
Pika e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator 2020:Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19.Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 17, 18 dhe 21 shtator 2020:Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, znj. Arberije Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës, Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”, Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ndërsa, në ora 13:00 mbahet seanca e re e Kuvendit të Kosovës.
Rendi i ditës
Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26, Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë, Zgjedhja e Avokatit të Popullit. /Telegrafi/






































