LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi mban seancë solemne, Osmani dhe Kurti flasin për të arriturat dhe sfidat e shtetit

Kuvendi mban seancë solemne, Osmani dhe Kurti flasin për të arriturat dhe sfidat e shtetit

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën solemne për nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj ka thënë se Kosova edhe sot qëndron fuqishëm me aleatët e saj, transmeton Telegrafi.

“Kosova fuqishëm edhe sot qëndron me aleatët e saj. Kosova nuk është e qershorit 1999 por as ajo e vitit 2008, liria jonë ende nuk është përmbushur, sot kujtojmë edhe të pagjeturit. Procesi i dialogut do të përfundojë me njohje reciproke, nuk do të lejojmë që ky proces të shkaktojë kokë-qarje, tërësia territoriale është e panegociueshme”, ka pohuar ajo.

Presidentja ka shtuar tutje se shteti ynë ka sfida, por që është shumë më i konsoliduar.

“Të ardhmen e kemi në duart tona, shteti është i yni, është atdheu ynë i vetëm. Urime Dita e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës”, potencoi ajo.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se përkundër të gjitha padrejtësive që janë bërë, populli i Kosovës nuk është bërë kurrë sundues.

“Shpallja e pavarësisë ishte rezultat i lëvizjes sonë çlirimtare. Përkundër të gjitha luftërave dhe padrejtësive, populli ynë kurrë nuk u bë sundues, kurrë nuk kemi pushuar popuj tjerë. Ne kontribuojmë shumë për paqen dhe drejtësinë. Ne falënderojmë ata qe kontribuuan për këtë ditë”, deklaroi Kurti.

Kurti në fjalimin e tij ka përmendur edhe disa nga sukseset që ka shënuar Kosova gjatë këtyre viteve, teksa ka uruar qytetarët për përvjetorin e pavarësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori