LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot mban seancë, shkarkimi i deputetit Zendeli në rend dite

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot mban seancë, shkarkimi i deputetit Zendeli në rend dite

Kuvendi sot do ta vazhdojë mbledhjen e 64-t në të cilët për të tretën ditë në rend dite është Propozim-vendimi për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa nga anëtar i Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Deputetët nga opozita dje në debat akuzuan për precedent, me të cilin qeveria e shkelë Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e shtetit. Konsiderojnë se shkarkimi i deputetit është jolegjitim, ndërsa qëllimi është me shumicë të re në Komision, pushteti të vendosë gjykatës të vet në Gjykatën kushtetuese.


Për deputetët nga shumica në pushtet, ndërkaq, vendimi është në pajtim me dispozitat në Rregullore të cilat urdhërojnë pasqyrimin e vendeve të deputetëve nga partitë në përbërjet e trupave punues.

Në rend dite të mbledhjes së 64-t plenare janë edhe propozim-ligjet për plotësim të Ligjit për Prokurorinë publike dhe për plotësim të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligji për emërim dhe plotësim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për kryerje të punëve për përfaqësim në procedurat doganore, Propozim-ligji për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, Propozim-deklarata me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit.

Në Kuvend për sot është caktuar edhe mbledhja e Komisionit për çështje ekonomike, në të cilën në rend dite janë Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shoqatat tregtare, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për ndërmarrjet publike dhe Propozim-ligji për emërim dhe plotësim të Ligjit për inspektoratin shtetëror të tregut, të gjithë në lexim të parë, si dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për koncesione dhe partneritet publiko-privat, me procedurë të shkurtuar – lexim i dytë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori