LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë me përbërje dhe rregulla të reja

Kuvendi i Maqedonisë me përbërje dhe rregulla të reja

Pasi që Gjykata Administrative i hodhi poshtë të gjitha 185 paditë nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe konfirmoi vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ndërkohë KSHZ edhe zyrtarisht shpalli rezultatin e zgjedhjeve dhe gjatë fundjavës deputetët të cilët kanë fituar ulëse në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, u pajisën me certifikatat e mandatit të tyre.

Certifikatat e mandatit të tyre, nga KSHZ nuk i kanë tërhequr vetëm deputetët e koalicionit të Aleancës Alternativës, deputetët e të Majtës (Levica) dhe PDSH-së.
Përbërja e re Parlamentare që doli nga zgjedhjet e 15 korrikut është e 10-ta me radhë. Në këtë përbërje të re, partitë shqiptare si kurrë më parë në historinë e pavarësisë së RMV-së dolën me 32 deputet shqiptar, por fatkeqësisht nga ky numër kaq i madh i deputetëve shqiptar i cili u llogaritë si numër historik vetëm shtatë prej tyre do të jenë gra. Ndërkohë nga gjithsej 120 deputet të përbërjes së re Parlamentare, gra do të jenë vetëm 43. Në këtë përbërje numri i grave ka rënë për dy deputet në krahasim me përbërjen e fundit ku numri i grave ishte 45.


Përbërja e Parlamentit, tani është e ditur me ndryshime të vogla që do të kemi pas formimit të Qeverisë së re. Por duke u bazuar në këtë përbërje deputetja më e re e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, do të jetë nga radhët e koalicionit mes Aleancës dhe Alternativës, Artina Qazimi e cila është 23 vjeçare dhe deputetët më të vjetër do të jenë Stojan Milanov dhe Ilija Nikolovski, të cilët kanë nga 72 vite. /Koha/