LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë nesër vazhdon me punë

Kuvendi i Maqedonisë nesër vazhdon me punë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar vazhdimin e disa seancave plenare.

“Seanca e 21-të e Kuvendit do të vazhdojë të martën, më 02.03.2021 në ora 12:00, ndërkaq pas saj edhe seanca e 22-të, 25-të dhe 26-të”, njofton Kabineti i Xhaferit.


Për nesër janë caktuar vazhdimet e seancave plenare 21, 22, 25 dhe 26, ndërsa Kuvendi përveç pyetje të deputetëve nuk ka pasur seancë plenare tashmë një muaj.

Më 16 shkurt seanca u anulua për shkak se shumica nuk ishte e plotë për shkak të disa deputetëve të BDI-së./Telegrafi/