LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë miratoi rishikimin e buxhetit, më shumë para për pensionet dhe masat anti-krizë

Kuvendi i Maqedonisë miratoi rishikimin e buxhetit, më shumë para për pensionet dhe masat anti-krizë

Kuvendi me 61 vota pro miratoi propozim rishikimin e buxhetit për vitin 2022.

Të hyrat e përgjithshme në Buxhetin për vitin 2022 janë përcaktuar në vlerë prej 245.8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë 288.5 miliardë denarë.

Deficiti buxhetor është planifikuar në nivel prej 42.7 miliardë denarë, resprektivisht 5.3% të PBB-së, që është më i ulët se vitin e kaluar.

Me anë të rishikimit sigurohen mjete për rritjen e pensioneve, kategorive të ndjeshme të qytetarëve, rritjen e pagave në veprimtari të caktuara në sektorin publik, mjete për kompanitë për përkrahjen e rritjes së pagave në sektorin privat, mjete shtesë për bujqit për rritjen e rendimenteve dhe stabilizimin e çmimeve të ushqimeve, si dhe masa të reja antikrizë për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe mbrojtjen e ekonomisë nga goditjet e krizës aktuale të çmimeve.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, duke arsyetuar rishikimin e buxhetit në Kuvend, theksoi se duhet të arrihen dy qëllime shumë të rëndësishme, të ruhet stabiliteti makroekonomik, i cili është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të çdo ekonomie, dhe së dyti, të përkrahim rikthimin e ekonomisë në nivelin para pandemisë, si dhe sigurinë sociale për qytetarët.

Te transfertat rrjedhëse bëhet korrigjim në rritje për rreth 19 miliardë denarë.

Këtu planifikohen mjete për masa antikrizë, si dhe masa të tjera për përkrahje të targetuar për tejkalimin e krizës.

Në kuadër të këtyre mjeteve financiare planifikohet përkrahje financiare shtesë në vlerë prej 4.7 miliardë denarëve për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive në kushte të zgjatjes së krizës në tregun botëror të energjensave dhe produkteve bazë.

Projektohen edhe subvencione dhe transferta shtesë për bujqit, përkatësisht 3.2 miliardë denarë shtesë për subvencionet e planifikuara fillimisht, me qëllim që të stimulohen rendimentet dhe produktiviteti për amortizimin e presioneve të çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

Transferta më të larta planifikohen edhe për komunat, para së gjithash për shkak të rritjes së bllok granteve për rritjen e pagave në kopshtet e fëmijëve, si dhe në shkollat fillore dhe të mesme për 15%.

Me këtë rishikim, sigurohen mjete për rritjen e pensioneve, sipas metotologjisë së re të përllogaritjes, sipas lëvizjes së indeksit të kostove për jetesë me vlerë prej 50% dhe rritjes së pagës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit me vlerë prej 50%.

Gjithashtu, parashihen subvencione për kontributet që i referohen përkrahjes së punëdhënësve për rritjen e pagave në sektorin privat, duke përfshirë edhe efektin për subvencionimin e kontributeve për pagën minimale. Përkrahje financiare shtesë me vlerë prej 2.4 miliardë denarëve, parashihen për shfrytëzuesit e së drejtës së ndihmës minimale të garantuar.

Shpenzimet kapitale janë rishikuar në rënie krahasuar me planin fillestar, megjithatë, për këtë vit ato janë në nivel rekord, përkatësisht për 8.8 miliardë denarë ose 37.8% më të larta në krahasim me vitin e kaluar dhe për 16.1 miliardë denarë, ose dy herë më të larta në krahasim me vitin 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori