LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi Komunal i Skenderajt miraton propozimin e kryetarit Nura për ndërtimin e fabrikës 4 milionëshe

Kuvendi Komunal i Skenderajt miraton propozimin e kryetarit Nura për ndërtimin e fabrikës 4 milionëshe

Kuvendi Komunal i Skenderajt në seancën e mbajtur sot, ka miratuar propozim-vendimin e kryetarit Fadil Nura në lidhje me dhënien e pronës komunale në fshatin Polac.

Siç njofton Komuna e Skenderajt, kjo pronë i është dhënë në shfrytëzim për 99 vite Kompanisë “TehnoBurimi” dhe në të pritet të investohen 4 milion euro e po ashtu të punësohen 100 persona.


Po ashtu bëhet e ditur se në këtë seancë me shumicë votash janë miratuar edhe pikat e tjera të rendit të ditës.

“Po me shumicë të votave, si pikë shumë e rëndësishme e rendit të ditës, është miratur edhe propozim-vendimi i kryetarit Fadil Nura, në lidhje me dhënien e pronës komunale në fshatin Polac, e cila i është dhënë në shfrytëzim për 99 vite Kompanisë “TehnoBurimi”, ku pritet të investohen 4 milion euro dhe të punësohen 100 persona. Ky investim është hap shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të komunës dhe hapë perspektivë për investime të tjera në fushën e prodhimit”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/