LAJMI I FUNDIT:

Propozohet që transporti publik në Prishtinë të jetë pa pagesë deri në mars të vitit të ardhshëm

Propozohet që transporti publik në Prishtinë të jetë pa pagesë deri në mars të vitit të ardhshëm

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një komunikate për media ka njoftuar se është votuar propozimi që në rend dite të Kuvendit komunal në Prishtinë të jetë edhe pika për ofrimin e transportit publik pa pagesë prej muajit nëntor deri në muajin mars.

Sipas njoftimit, një ide e tillë ka ardhur si shkak i nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe përhapjes së virusit COVID-19.

“PDK në Prishtinë konsideron që implementimi i këtij projekti shkarkon trafikun e kryeqytetit, mbron ambientin, kursen kohën dhe xhepin e qytetarëve. Kosto e mbulimit të biletave të qytetarëve, buxhetit të komunës pritet t’i kushtoj 1.262.986 euro”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri në propozim ka arsyetuar se “Mjetet financiare mund të merren nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, ku deri më tani kemi vetëm 57 për qind e buxhetit të shpenzuar në këtë kategori”.

Sipas Retkocerit më mirë është që të ndahen këto mjete për të paguar biletat e qytetarëve të Prishtinës, sesa ato të përfundojnë si zakonisht, tepricë buxhetore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori