LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi komunal i Podujevës ndihmon familjen e këshilltarit Blerim Maçastena, të arrestuar nga policia serbe

Kuvendi komunal i Podujevës ndihmon familjen e këshilltarit Blerim Maçastena, të arrestuar nga policia serbe

Kuvendi i Komunës së Podujevës, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën ka miratuar vendimin për mbështetje financiare në vlerë prej gjashtë mijë euro për familjen e këshilltarit komunal Blerim Maçastena, i cili muajin e kaluar u arrestua nga policia serbe dhe po mbahet në paraburgim në Serbi.

Në mbledhjen e sotme iniciuesja Tringa Sfishta tha se “arsyeja e thirrjes së mbledhjes së jashtëzakonshme është shprehja e mbështetjes dhe solidarizimi me kolegun asamblist, i cili padrejtësisht po mbahet në paraburgim nga institucionet serbe”.


Mbështetje propozimit në emër të Grupit të këshilltarëve të LDK-së i dha këshilltari Qendrim Softolli, i cili tha se bazuar në kontaktet e deritanishme institucionet relevante kanë vendosur kontaktet për ta mundësuar lirimin e asamblistit Maçastena, për çfarë është njoftuar familja e tij, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së rastit aktivitetet nuk janë publike.

Doruntina Hasani, nga Grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje mbështeti këtë iniciativë dhe bëri apel të institucionet qendrore që të angazhohen deri në lirimin e asamblistit, ndërsa tha se institucionet lokale me kohë kanë reaguar për rastin.

MPJD thotë se do të angazhohen intensivisht për lirimin e Maqastenës, thirrje edhe BE-së për angazhim aktiv
Lexo po ashtu MPJD thotë se do të angazhohen intensivisht për lirimin e Maqastenës, thirrje edhe BE-së për angazhim aktiv

Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, mbështetje iniciativës i dha shefi i grupit Fatmir Rudari, i cili tha se kjo është më e pakta që mund të bëhet për kontributin e Blerimit në vazhdimësi.

Mbështetje iniciativës i dha edhe a e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Mrika Thaçi.

Mbështetje iniciativës për ta ndihmuar familjen e këshilltarit Maçastena i dha edhe kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili tha se nga marrja e lajmit ka zhvilluar të gjitha veprimet e nevojshme për të ndihmuar lirimin e sa më të shpejtë të tij.

“Si komunë që nga arrestimi i asamblistit tonë kemi kontaktuar institucionet relevante dhe kemi kërkuar të ndërmerren masat e nevojshme për lirimin e tij, po ashtu kemi kontaktuar edhe familjen. Mirëpo, kjo çështje tanimë ka kaluar në instanca të tjera dhe bazuar në informacionet që kam ka angazhime konkrete në këtë drejtim. Ne si Komunë do të zbatojmë çdo vendim që sot merr Kuvendi me qëllim që t’i dalim në ndihmë familjes Maçastena”, tha kryetari Bulliqi.

Kuvendi njëzëri mori vendim që t’i ndahen gjashtë mijë euro familjes Maçastena, për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve gjatë kohës që familjari i tyre Blerimi po mbahet në paraburgim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori