LAJMI I FUNDIT:

MPJD thotë se do të angazhohen intensivisht për lirimin e Maqastenës, thirrje edhe BE-së për angazhim aktiv

MPJD thotë se do të angazhohen intensivisht për lirimin e Maqastenës, thirrje edhe BE-së për angazhim aktiv

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se është duke u angazhuar intenzivisht për rastin e arrestimit dhe paraburgosjes nga ana e Serbisë, të shtetasit kosovar Blerim Maqastena.

MPJD, vlerëson se “autoritet serbe nuk janë sjellë në mënyrë të duhur për këtë ngjarje, duke neglizhuar komunikimin dhe ndarë informacionet e nevojshme për rastin. Ata nuk po i marrin parasysh rrethanat në të cilat është bërë kalimi kufitar, ku dy qytetarët tanë, për shkak të kushteve atmosferike, pa dashje kanë dalë në territorin e vendit fqinj”.


“MPJD, me të kuptuar se njeri qytetar është liruar, ndërsa Maqastenës i ёshtё vazhduar masa e paraburgimit edhe për tridhjetë ditё, përmes Misionit të Posaçëm Diplomatik në Serbi, ka dorëzuar kërkesë formale pranё Gjykatës sё Prokuples, pёr tё lejuar Shefin e Misionit, Ambasadorin Jetish Jashari, që ta vizitojё Blerim Maqastena, nё qendrën e paraburgimit nё Prokuple ku ёshtё duke u mbajtur. Vizita ёshtё aprovuar dhe do tё realizohet sot paradite”, thuhet në njoftim.

Ahmeti: 30 ditë paraburgim për dy shqiptarët e arrestuar nga xhandarmeria serbe në kufirin Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Ahmeti: 30 ditë paraburgim për dy shqiptarët e arrestuar nga xhandarmeria serbe në kufirin Kosovë-Serbi

Tutje, në njoftimin e bërë nga MPJD thuhet se “Misioni ynë në Beograd, do të tё jetё nё komunikim të vazhdueshëm me familjen, si dhe me avokatin mbrojtës tё Maqastena, qё të ofroj ndihmën e vet nё kuadër tё kompetencave dhe fushёveprimit tё pёrcaktuar, nё mёnyrё qё z. Maqastena ta ketё tё gjithё ndihmёn e mundshme nё pёrballjen e tij me organet e gjyqësore tё Serbisë”.

“MPJD, do të ofroj të gjithë përkrahjen e nevojshme institucionale për këtë rast dhe do të parashtroj kërkesa të vazhdueshme pranë Bashkimit Evropian, si ndërmjetësues i Dialogut të Brukselit, që të ndikoj te autoritetet në Serbi, për ta liruar  Maqastena dhe rastin ta kaloj te autoritetet kosovare për trajtim të mëtejshëm”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori