LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Komunal i Pejës voton kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh

Kuvendi i Komunal i Pejës voton kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh

Kuvendi Komunal i Pejës të mërkurën më mbledhjen e saj të radhës ka vendosur të votoj kundër hidrocentraleve në këtë komunë.

Sipas një njoftimi, votimi ka qenë në mënyrë unanime.


“KUVENDI KOMUNAL I PEJES, VENDOS UNANIMISHT KUNDER HIDROCENTRALEVE NE KOMUNEN E PEJES. URIME PEJE!!! #mosmapreklumbardhin”, thuhet në njoftimin e Let’s Do It Peja, përcjell Telegrafi.

Ditë më parë, në sheshin e qytetit të Pejës është organizuar një protestë për të kundërshtuar projektin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Protestohet në Pejë, kundërshtohet ndërtimi i hidrocentraleve në Lumbardh (Video)
Lexo po ashtu Protestohet në Pejë, kundërshtohet ndërtimi i hidrocentraleve në Lumbardh (Video)

Aty është nënshkruar edhe një peticion me anë të të cilët shprehet kundërshtimi për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.

Haradinaj kërkon ndërprerjen e procedurave për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh
Lexo po ashtu Haradinaj kërkon ndërprerjen e procedurave për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas protestës së qytetarëve ka takuar përfaqësuesit e komunitetit rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh dhe nga Ministria e linjës ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e ndikimit të këtij projekti në mjedis.

Kryetari i Pejës kundërshton ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e Lumbardhit
Lexo po ashtu Kryetari i Pejës kundërshton ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e Lumbardhit

Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka dërguar një letër ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili ka kundërshtuar që hidrocentralet të ndërtohen në rrjedhën e Lumbardhit. /Telegrafi/