Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka bashkëbiseduar me qytetarë dhe ka shpërndarë fletushka në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë për Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, që është shënuar në Kosovë me një sërë aktivitetesh.
Ministri Hasani ka thënë se sot kanë kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit, që është bërë në harmonizim me legjislacionin e BE-së.
“Sot dua të jap një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës se sapo e kaluam Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, ka ekzistuar një ligj, por e kemi bërë një plotësim ndryshim, sepse ka pasur disa defekte gjatë rrugës së implementimit, e kemi bërë në përputhje të plotë me legjislacionin e BE-së, sepse sot është 15 marsi, Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit”, ka thënë Hasani para gazetarëve.
Hasani ka theksuar se kanë punuar shumë në vetëdijesimin e konsumatorit dhe do të bëjnë fushatë të vazhdueshme informuese.
“Ky ligj që e kemi miratuar sot në leximin e parë, mbron të drejtën e konsumatorit dhe është shumë i favorshëm, për shkak se është komplet i harmonizuar me ligjet e BE-së, që do të gjejë zbatim edhe në terren. Po ashtu jemi duke bërë fushata të vazhdueshme për vetëdijesimin e konsumatorëve, të tregojmë se çdo qytetarë ka të drejtë ankuese”, ka thënë Hasani.
Ministri ka thënë se në çdo ditë kryejnë inspektime dhe aksione në terren dhe po ashtu janë asgjësuar shumë mallra që kanë qenë të mos përputhshme.
“Kemi inspektime e aksione, shqiptojmë gjoba, por neve na duhet një informacion shtesë, e këtë mund ta bëjmë vetëm me bashkëpunim me konsumatorët, mos të kemi vetëm inspektime rutinë. Kemi pasur një lansim në fund të vitit 2017 që i kemi informuar qytetarët me mesazhe dhe ka pasur ankesa ku ka ndërhyrë inspektorati, si dhe janë asgjësuar qindra mijëra euro mallra që kemi hasur në ndryshim të çmimeve”, ka thënë Hasani.
Ndërkohë gjatë ditës ka pasur edhe aktivitete tjera që janë mbajtur për Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, ku është mbajtur një debat me palët e interesit dhe janë shpërnda fletushka informuese në sheshin kryesor të Prishtinës.
Fushata informuese do të vazhdojë edhe ditëve tjera, ku do të përfshihen shtatë qendrat kryesore të Kosovës: Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica, Peja, Gjakova dhe Prizreni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Sa afër jemi nga kryerja e pagesave me kriptovaluta
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel