LAJMI I FUNDIT:

Kuvajti i gatshëm të investojë në Kosovë

Kuvajti i gatshëm të investojë në Kosovë

Shteti i Kuvajtit është i gatshëm të rrisë investimet në Kosovë dhe për këtë qëllim do të zhvillohen projekte konkrete dhe do të organizohet edhe një Forum Ekonomik në mes dy vendeve brenda vitit të ardhshëm, në Kuvajt, bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate për media.

Bëhet e ditur se me qëllimin e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, por, me fokusim të veçantë në çështjet e koordinimit politik dhe atë të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, Kosova pritet të akreditojë brenda pjesës së parë të vitit të ardhshëm edhe Ambasadorin e saj në shtetin e Kuvajtit.


Kjo është bërë e ditur, pas një pritje që Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, i bëri Ambasadorit Fuqiplotë të Kuvajtit në Shqipëri, e cili është i akredituar edhe si Ambasador jo-rezident në Republikën e Kosovës, Fayez Mishari Al-Jassim.

Në kuadër të këtij takimi Ambasadori, Fayez Mishari Al-Jassim, e ka përgëzuar Pacollin për zgjedhjen e tij në këtë post, por, edhe për formimin e Qeverisë, duke ri-theksuar mbështetjen e madhe, që ekziston nga shteti dhe populli i Kuvajtit për Kosovën dhe duke shprehur interesimin për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, sidomos në çështje politike, por, edhe në atë investimeve.

Nga ana e tij, Pacolli e ka falënderuar Ambasadorin Fayez Mishari Al-Jassim për mbështetjen, që shteti dhe populli i Kuvajtit i ka ofruar Kosovës deri më tash, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e sinergjive të reja në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Në lidhje me projektet e investimeve nga shteti i Kuvajtit, Pacolli ka theksuar se industria ushqimore dhe turizmi do të mund të ishin sektorë atraktivë për fondet e investimeve nga shteti i Kuvajtit apo edhe të ndërmarrjeve specifike, që merren me këta sektorë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori