LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja e kthen në rivendosje padinë e Telekomit kundrejt Z-mobile

Kushtetuesja e kthen në rivendosje padinë e Telekomit kundrejt Z-mobile

Gjykata Kushtetuese publikoi sot aktgjykimin për rastin e parashtruar nga Telekomi i Kosovës ku u kërkua të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë Aktvendimit të Gjykatës Supreme.

Rasti ka të bëjë me Marrëveshjen për Shërbimet Mbështetëse të Operatorit Virtual të Rrjetit Mobil, në mes të Telekomit të Kosovës dhe Kompanisë “Dardafon”, me operatorin Z-mobile, lidhur me ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile.

Marrëveshja e lartcekur, kishte rezultuar në një kontest në mes të palëve dhe si pasojë, kompania “Dardafon” kishte iniciuar tri (3) procedura të ndryshme

“Objekti i çështjes para Gjykatës ndërlidhet vetëm me procedurën e tretë, përkatësisht procedurën lidhur me përmbarimin e Vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit të ICC-së. Kontesti në procedurë përmbarimore kishte filluar pasi parashtruesi i kërkesës kishte ushtruar prapësim në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Urdhrit Përmbarimor të nxjerrë nga Përmbaruesi Privat pas kërkesës së kompanisë “Dardafon”. Kontestuese ndërmjet palëve në procedurat e zhvilluara para Gjykatës Themelore, ndër tjerash, ishte shuma e përgjithshme e borxhit kryesor, përkatësisht shuma e cila do të ishte objekt përmbarimi. Për pasojë, Gjykata Themelore kishte nxjerr një Konkluzion përmes të cilit detyroi kompaninë “Dardafon”, që në afat prej tri (3) ditësh, të bëjë precizimin e propozimit për përmbarim përkitazi me shumën e përgjithshme të borxhit kryesor.”thuhej në një njoftim për media të Gjykatës Kushtetuese.

Tutje bëhet e ditur se bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktgjykimin e publikuar, Gjykata konstatoi se, Aktvendimi i kontestuar i Gjykatës Supreme dhe Aktvendimi i Gjykatës së Apelit, janë nxjerrë në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës.

“(i) në cenim të parimit të “barazisë së armëve”, Gjykata Themelore i kishte mohuar parashtruesit të kërkesës të drejtën që të deklarohet lidhur me parashtresën e kompanisë “Dardafon” përkitazi me precizimin e propozimit për përmbarim dhe dokumenteve e provave shtesë, kjo pasi që, Aktvendimi i Gjykatës Themelore, ishte nxjerrë po në ditën kur parashtruesi i kërkesës kishte pranuar dokumentet dhe pa pritur përgjigjen përkatëse të tij; dhe (ii) Gjykata Supreme, e veçanërisht Gjykata e Apelit, e cila edhe pse kishte “juridiksion të plotë” për të vendosur lidhur me rastin, duke përfshirë kompetencën për të korrigjuar të metat e procedurës së ndjekur në Gjykatën Themelore, kishin dështuar të adresojnë të njëjtat, duke mos rikuperuar për pasojë, cenimin e parimit të “barazisë së armëve.”

Gjykata gjeti edhe se vendimet ishin në kundërshtim me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke e kthyer të njëjtin për rivendosje në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori