Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones, ka deklaruar se sekretarja Hillary Clinton ka konstatuar se Serbia është duke bashkëpunuar me Tibunalin e Hagës – dhe ky konstatim i saj do të përfshihet në dokumentin zyrtar të SHBA-ve, më 1 qershor.

Megjithatë, Jones ka theksuar se SHBA-të do të vazhdojnë të insistojnë në arrestimin e të kërkuarit nga Tribunali i Hagës, Ratko Mlladiq.

Duke folur për marrëdhëniet SHBA-Serbi, Jones e ka cilësuar vizitën e zv/presidentit Biden si shumë të suksesshme – gjatë se cilës është përcjellë porosia kyçe se, “SHBA-të dëshirojnë marrëdhënie më të mira me Serbinë”.

Në këtë drejtim, a ka thënë se SHBA-të nuk kërkojnë nga Serbia të njohë Kosovën – si kusht për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve.

Jones ka thënë se SHBA-të e kuptojnë diplomacinë e Beogradit për t’i bindur shtetet të tjera të mos e njohin Kosovën, dhe problem i vetëm që do të mund të krijohej – sipas tij – do të ishte ndërprerja e bashkëpunimit me EULEX-in.

Njëkohësisht, ai ka thënë se serbët në Kosovës duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe ato nuk guzojnë të cenohen, mirëpo ka shtuar se, “është e papranueshme që këto të drejta të kërkohen me dhunë”. /Telegrafi/