LAJMI I FUNDIT:

Kushëriri i Khabib tregon lëndimin pas goditjes nga Conori dhe si erdhi deri te përleshja me irlandezin

Kushëriri i Khabib tregon lëndimin pas goditjes nga Conori dhe si erdhi deri te përleshja me irlandezin

Khabib Nurmagomedov fitoi ndaj Conor McGregorit në UFC, por përballja mes tyre vazhdon të komentohet pas përleshjes masive të filluar nga rusi.

Të gjithë mendonin se Conori ishte ‘viktima’ në gjithë këtë kaos, por ishte irlandezi ai që i goditi i pari një nga pjesëtarët e skuadrës së Khabib teksa po qëndronte mbi rrethojat e kafazit.


Bëhet fjalë për kushëririn e Khabib, Abubakar Nurmagomedov, i cili tregon versionin e tij se si filloi çdo gjë mes tij dhe Conorit.

“U ngjita në kafaz dhe bushtra irlandeze më goditi. Por, as unë nuk u tërhoq prapa. Bam, boom! E godita dy herë”.

Abubakar vazhdoi duke thënë se kapela e leshit që ishte duke e mbajtur në dorë e pengoi të godas më shumë Conorin.

Kuptimi dhe arsyeja pas kapelës së famshme të Khabib Nurmagomedov
Lexo po ashtu Kuptimi dhe arsyeja pas kapelës së famshme të Khabib Nurmagomedov

“Papakha (emri i kapelës) më pengoi, isha duke e mbajtur me dorën e majtë”, ka thënë Abubakar.

Abubakar, është 28 vjeçar dhe është sportist në UFC, përballja e tij e fundit ishte në gusht, ku fitoi ndaj Jonathan Westin në tre runde.

Që nga debutimi i tij në UFC në vitin 2011 në ‘welterweight’ (kategori mes peshës së lehtë dhe asaj të mesme) ka vetëm dy humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori