LAJMI I FUNDIT:

Kushëriri i Ardian Nikulajt vdiq në spital, detaje nga atentati me kallashnikov në Lezhë

Kushëriri i Ardian Nikulajt vdiq në spital, detaje nga atentati me kallashnikov në Lezhë

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Lezhë pas disa të shtënave me armë zjarri.

Mësohet se viktima është Eno Nikulaj, i cili është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra disa muaj më parë në Shëngjin.


Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se ngjarja ka ndodhur përballë Ujësjellësit të Lezhës, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në drejtim të automjetit që drejtohej nga 40-vjeçari Nikulaj.

Vritet me kallashnikov në Lezhë kushëriri i Ardian Nikulajt, detajet e para
Lexo po ashtu Vritet me kallashnikov në Lezhë kushëriri i Ardian Nikulajt, detajet e para

Policia e Shtetit njofton se Nikulaj ka mbetur fillimisht i plagosur dhe është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore. Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, po kryet gjithashtu kontrolli intensiv i zonës.

Nuk dihen ende motivet e vrasjes. Vlen të theksohet se, xhaxhai i Entjan Nikulajt, biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill të këtij viti brenda lokalit të tij në Shëngjin. Ai u qëllua nga portugezi Ruben Saraiva, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit. Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit.

Ekzekutimi i biznesmenit u pasua nga të tjera trazira në Lezhë, një vrasje që dyshohej se kishte si motiv hakmarrjen për vrasjen e Ardian Nikulajt; eliminimi i Nikolin Marku Lekstakës. 42-vjeçari, baba i tre fëmijëve, u vra nga persona të paidentifikuar teksa po dilte nga një market në Balldre me një pije freskuese në dorë në korrik të këtij viti. Banorët kanë dëgjuar xhirime të forta të gomave të një automjeti në momentin që ndodhi ngjarja, ndërsa mësohet se automjeti ishte i errët me xhama të zinj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori