LAJMI I FUNDIT:

Kush do të jenë eurokratët e rinj kosovarë?

Kush do të jenë eurokratët e rinj kosovarë?

Për çdo vit, afërisht 2000 shkon numri i vendeve të reja të punës në Administratën Publike të Kosovës. Ky numër do të rritet edhe më shumë në momentin që Kosova do të anëtarësohet në BE pasi që çdo shtet anëtar i BE-së e ka kontingjentin apo numrin e vetë të rezervuar të punonjësve në institucionet e BE-së.

Sipas statistikave, vetëm Komisioni Evropian ka mbi 30.000 zyrtarë, pa llogaritur institucionet tjera, të cilët në zhargon quhen ndryshe edhe eurokratë.


Si çdo administratë publike edhe institucionet e BE-së përballen me një konkurrencë mjaft të madhe të të interesuarve për punësim pasi që edhe përfitimet janë mjaft të dëshiruara.

Ja vetëm disa prej përfitimeve të zyrtarëve të BE-së.

Pagat: Zyrtarët e  BE-së kanë paga deri në 16.000€ për pozitat më të larta senior. Përveç kësaj nëse ju zhvendoseni nga vendi juaj i lindjes për të punuar për BE-në, ju takon edhe 16% e pagës suaj.

Pensionet: Çdo zyrtari të BE-së i takon një pension vjetor prej 70% të pagës së fundit.

Sigurimi shëndetësor: Mbulon 80% të shpenzimeve të shumicës së trajtimeve mjekësore.

Pushimet: Çdo zyrtari të BE-së i takojnë 24 ditë pune si pushim vjetor. Përveç kësaj parashihen pushime tjera të veçanta si për martesë, ndërrim i banimit etj.

Por kush do të jenë eurokratët e rinj kosovarë?

Nga përvojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor që tash janë anëtarësuar në BE, kandidatët ideal për tu punësuar në institucionet e BE-së kanë një shkollim cilësor, përvoja apo shkëmbime jashtë vendit përgjatë studimeve (p.sh. Erasmus+), njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze si dhe një gjuhe tjerët të BE-së.

Po ashtu kërkohen aftësi të ndërveprimit multikulturor, aftësi menaxheriale si dhe aftësi të larta të përdorimit të teknologjisë informative.

Si po arrijnë studentët kosovarë të studiojnë në Gjermani me bursë të plotë nga Erasmus+?

Këta njerëz të rinj të edukuar dhe të motivuar, i duhet së pari Kosovës për reformim të administratës publike që është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe nga kjo varet edhe aftësia e Republikës së Kosovës për t’i vënë në jetë apo zbatuar kriteret dhe reformat që i kërkon procesi i integrimeve evropiane.

Në këtë drejtim, Kolegji Universum ka programin më të madh të Shkencave Politike, Administratës Publike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane në nivelin Bachelor në Kosovë.

Ky program është i ndërtuar si një program ndërdisiplinor, i cili ka për qëllim të pajis studentët me aftësi dhe përvoja ndërkombëtare duke gërshetuar gjithmonë teorinë me praktikën.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori