LAJMI I FUNDIT:

Kush do të fitonte mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua – Ngannou jep një përgjigje interesante

Kush do të fitonte mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua – Ngannou jep një përgjigje interesante

Francis Ngannou ka dhënë opinionin e tij kur u pyet se kush do të ishte fituesi i përballjes mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

Në Arabinë Saudite, Joshua nokautoi Ngannoun në tri raste të ndryshme ndërsa fitoren e mori në raundin e dytë pasi gjyqtari intervenoi dhe i dha fund përballjes.

Kjo ishte fitorja e 28-të e 34-vjeçarit nga 31 duele profesionale, ku 25 prej tyre kanë ardhur përmes nokautit ndërsa tri të tjera kanë përfunduar me humbje.


Pasi humbi nga Fury e po ashtu edhe nga Joshua, Ngannou tani është i kualifikuar që të jap mendimin e tij se cili luftëtar mendon ai se do të fitonte nëse ata do të përballeshin me njëri-tjetrin.

Goditjet brutale të Anthony Joshuas që e rrëzuan Francis Ngannoun dhe e bën të kishte nevojë për oksigjen pas meçit
Lexo po ashtu Goditjet brutale të Anthony Joshuas që e rrëzuan Francis Ngannoun dhe e bën të kishte nevojë për oksigjen pas meçit

Dhe Ngannou pranoi se ai nuk ishte i sigurtë në zgjedhjen e tij, ndonëse tha se do t’i kishte dhënë momentalisht fitoren Joshuas, teksa shpjegoi pse ai ishte në gjendje ta mposhte atë.

“Nuk e di, do t’i dhuroja fitoren Joshuas për momentin. Unë mendoj se ai ka një goditje mjaft të fuqishme dhe është shumë i shpejtë. Ka të bëjë me shpejtësinë, më së shumti”, ka thënë Ngannou.

Në rast se Fury arrin që të fitojë përballjen ndaj Oleksandr Usyk, atëherë do të krijohej mundësia e duelit me Joshuan, diçka që tifozët e boksit po e presin me padurim që të ndodhë tash e disa vite./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori