LAJMI I FUNDIT:

Kush nuk do të donte të jetonte në këtë shtëpi përrallore të pleqve?

Kush nuk do të donte të jetonte në këtë shtëpi përrallore të pleqve?

Shtëpitë e pleqve zakonisht nuk janë aq të mahnitshme dhe nuk kanë interierë të mahnitshëm.

Shtëpitë më të mira të pleqve i kanë kushtet bazike për jetesë, batanije të nxehta, ushqim të shëndetshëm dhe, nëse keni shumë fat, edhe një pishinë, transmeton Telegrafi.

Por, kjo shtëpi e pleqve është krejtësisht e veçantë.

Arkitekti me bazë në Tokio, Issei Suma, është kreatori i këtij kompleksi multi-shtëpiak të quajtur Jikka, e që gjendet në pyllin paqësor dhe malet e regjionit të Shizuoka, Japoni.

Jikka është dizajnuar specifikisht për t’i furnizuar me shujta dhe për t’u kujdesur për një komunitet të vogël të pleqve japonez.

IZHV_132B_DC33897_S.jpg

Fillimisht Jikka ishte krijuar për dy gra në vitet e tyre të 60’ta, një punonjëse sociale dhe një kuzhiniere, të cilat kishin dashur t’i ofrojnë ndihmë dhe mbështetje banorëve të komunitetit të tyre.

Gratë gjithashtu e kishin përdorur shtëpinë si bazë për shërbimin e tyre të shpërndarjes së ushqimit, gjë që ua mundëson atyre t’ju ofrojnë ushqim banorëve tjerë të zonës që kanë nevojë për ndihmë.

IZHV_150_DC33736_S.jpg

Jikka shërben si shtëpi dhe vend i punës, ku dy gra kanë mundësinë t’i furnizojnë njerëzit e vjetër me një strehim, shujta të nxehta dhe kujdes.

Kompleksi është i përbërë nga pesë kasolle, të gjitha të bashkuara dhe të vendosura në mesin e zonës së qetë me pemë.

IZHV_158_DJI0167_S.jpg

Brenda ka një pishinë – në formë spirale që ofron qasje të lehtë për personat me aftësi të kufizuara – një kuzhinë të madhe për përgatitjen e ushqimit dhe zona jetese për banorët e pensionuar, ku kanë dhoma komode të fjetjes, tualete të mëdha etj.

IZHV_138_DJI0096_S.jpg

Kasollet janë të “lidhura” në atë mënyrë që banorët të kenë qasje të lehtë në seksionet tjera, gjë që ua mundëson banorëve të enden lirshëm dhe të gjejnë çfarëdo që kanë nevojë.

IZHV_142_DC33704_S.jpg

Veç këtyre, zona ka shumë dritë natyrale, dritare të mëdha dhe shtigje të mahnitshme për ecje.

IZHV_159_DJI0049_S.jpg

Shkurtimisht, kjo shtëpi e pleqve është shtëpia e ëndrrave tona dhe shumë njerëz me padurim presin të plaken – vetëm për t’i bërë gati valixhet dhe të nisen për në Jikka. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori