LAJMI I FUNDIT:

Kush janë “rojat private” të shtatores së Skënderbeut? (Video)

Kush janë “rojat private” të shtatores së Skënderbeut? (Video)

Shtatorja e Gjergj Kastriotit në mes të Prishtinës është më e sigurt sesa mund të imagjinohet. Kjo pasi ajo ka rojtarë privat të cilët paguhen për tu kujdesu për të, por jo nga institucionet e vendit.

Rrogat ata i marrin nga një bashkatdhetar që jeton jashtë Kosovës, i cili e prezanton vetën si drejtues për Shqipërinë e Bashkuar.


Në nëntë të mëngjesit e marrin ndërrimin. Puna që bëjnë Sefedin Istogu e Bajram Bajraktari është e veçantë. Ata e ruajnë shtatoren e Gjergj Kastriotit Skënderbeut që ndodhet në sheshin me të njëjtin emër në Prishtinë.

Kur Istogu e Bajraktari e kryejnë ndërrimin e tyre zëvendësohen pasdite po nga dy burra të tjerë po ashtu me uniforma të zeza.

Për qëndrimin pranë Gjergjit ata marrin rrogë.

Ata paguhen nga një person që thotë se quhet Kastriot Berisha, ndërsa e prezanton vetën si në krye të lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

‘Aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar paguhen nga fondi im personal që të bëjnë roje nderi këtu dhe çdo njëri prej tyre paguhet 400 euro në muaj”, tha ai për Klan Kosovën.

Berisha i cili ka lindur me emrin Tahir Veliu në Polac të Skenderajt, që më pas e ndërroi, thotë se do të vazhdojë t’i paguajë rojat pasi ka një raport të veçantë me heroin ndërsa nuk ka fjalë të mira për kujdesin që shteti po ja bën kësaj shtatoreje.