LAJMI I FUNDIT:

Kush janë bashkëfolësit e ngjarjes, “ARE YOU A CHAMPION OF SUCCESS?”

Kush janë bashkëfolësit e ngjarjes, “ARE YOU A CHAMPION OF SUCCESS?”

Edhe pak ditë na ndajnë nga ngjarja e radhës “Are You a Champion of Success?” në Gjilan, e cila ka grumbulluar qindra të rinj, krijues dhe inovatorë në mbarë Kosovën.

Tashmë kjo ngjarje ka zbuluar bashkëfolësit dhe panelistët e ngjarjes, personalitete shumë të suksesshëm në profesionin dhe karrierën e tyre. Se kush janë ata, ju mund t’i shihni në vijim.

Udhëheqës, moderator:

Ardian Hoxha është ndërmarrës dhe investitor me përvojë në ndërtimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të industrive të ndryshme, zgjidhjen e problematikave si dhe krijimin e planeve (ideve) inovative.

Bashkëfolës dhe panelist:

Arianit Fazliu, bashkë-themelues i kompanisë lidere në fushën e IT-së, Kutia. Arianiti udhëheq kompaninë dhe vazhdon misionin e kompanisë për të siguruar ofrimin e zgjidhjeve dixhitale inovative dhe efikase për klientët në të gjithë botën. Arianiti shërben si anëtar i bordit të Akademisë Beetroot në Kosovë, si anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane të Kosovës, dhe si një investitor në startup-e në zhvillim si Ga Ga Këngë për Fëmijë; një startup i suksesshëm që ofron një kanal edukativ për fëmijët që flasin shqip, duke promovuar mësimdhënien dhe argëtimin e fëmijëve.

Blin Zeqiri është një ndër ndërmarrësit i cili përfundoi studimet në Londër, e me tu kthyer në Prishtinë në 2007 fillon punën në Art House si Operational Manager ku tri vite më pas bëhet CEO dhe Managing Partner në Art House. Art House është një kompani kualitative për printim dhe ndër të parat në këtë fushë në Kosovë, ku shumë kompani kanë reklamuar të mira, shërbimet e tyre e shumëçka.

Uta Ibrahimi, u lind dhe u shkollua në vendlindje dhe diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës si dhe posedon 12 vite përvojë pune në marketing. Edhe pse ka qenë mjaft e zonja në profesionin e saj, ajo kuptoi që puna që po bën nuk është puna e ëndrrave të saj (her dream job) dhe kështu në vitin 2015 la punën e saj në Karrota. Pas asaj ajo filloi karrierën e saj si një alpiniste, duke u bërë shqiptarja e parë që u ngjit në Mont Everest, majën më të lartë në botë. Uta ndjek edhe shumë projekte turistike duke përfshirë: Via Dinarica Project ose Reel Rock Festival, Giz Project në Shqipëri (turizëm ndërkufitar në Majën e Sharrit). Udhëheq kompaninë turistike Butterfly Outdoors Adventure.

Ngjarja e radhës mbahet në Gjilan me datën 25 Mars 2023, nga ora 19:00 – 21:00, në Hotel Astoria Luxury & SPA, Gjilan.

Rezervimi FALAS është i obligueshëm përmes kësaj vegëze.

Iniciativës së “Are You a Champion of Success?” iu bashkuan edhe shumë sponzorë si: American Chamber of Commerce, Finance in Motion, Green & Protein, Keiretsu Forum SEE, Coders Lab, Uji Slloven Radenska, ATV, Insajderi si dhe partneri medial Telegrafi.

Detaje të reja rreth eventit do të shpalosen në vazhdimësi.

Për më shumë informata ndiqni kanalet sociale në vijim:

Facebook: ArdianRHoxha

Instagram: ardianhoxha

Artikull i sponzorizuar