LAJMI I FUNDIT:

KUSH JAM

KUSH JAM

Poezi nga: Aldo Palazzeschi
Përktheu: Vehbi Miftari

Ndoshta jam poet
Jo, sigurisht.
I çuditshmi lapsi i shpirtit tim
shkruan një fjalë
“marrëzinë”
Jam piktor atëherë
Prapë jo.
Paleta e shpirtit tim
ka vetëm një ngjyrë
“zymtësinë”
Një muzikant atëherë
Jo, as ai
Në tastierën e shpirtit tim
bie vetëm një notë
“nostalgjia”
Pra jam… ç’jam
Do ta vë një thjerrëz
para zemrës sime
që ta shohin njerëzit.
Kush jam
një pehlivan i shpirtit tim