LAJMI I FUNDIT:

Kush ishte Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i vrarë i ISIS-it në sulmet ajrore? (Foto)

Kush ishte Abu Bakr al-Baghdadi, lideri i vrarë i ISIS-it në sulmet ajrore? (Foto)

Abu Bakr al-Baghdadi – lideri  i fshehtë i Shtetit Islamik, raportohet se javë më parë është vrarë gjatë sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Por kush në fakt ishte Al-Baghdadi, i cili pothuajse çdo ditë terrorizoi botën me veprat makabre të organizatës terroriste që ai e drejtonte, transmeton Telegrafi.


“I turpshëm dhe aspak mbresëlënës”

Abu-Bakr-al-Baghdadi 2

I lindur në vitin 1971 në Samara të Irakut, ata të cilët e njihnin Al-Baghdadin si të ri e përshkruanin si “të turpshëm dhe aspak mbresëlënës”. Emrin e vërtetë e kishte Ibrahim Aëëad Ibrahim Ali Muhammad al-Badri al-Samarrai, por me kalimin e viteve dhe inkuadrimin në organizata terroriste, ai e ndërroi emrin në Al-Baghdadi. Deri në vitin 2004, ai kishte jetuar në një xhami në Tobchi, një lagje e varfër në periferi të Bagdadit.

Inkuadrimi në terrorizëm

Abu-Bakr-al-Baghdadi 3

Ende përfolën tema të ndryshme si se si Al Baghdadi filloi “karrierën” e shfrenuar në terrorizëm. Disa thonë se ai ishte ekstremist, edhe para pushtimit të Irakut dhe rënies së Sadamit në vitin 2003. Fakti që shumë pak dihet për të dhe aktivitetet e tij terroriste, kjo e bën tipik një terrorist siç edhe ishte Al-Baghdadi, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrja në Këshillin Shura të muxhahedinëve

Abu-Bakr-al-Baghdadi 4

Ajo që dihet se është pas fillimit të luftës në Irak, Al-Baghdadi filloi aktivitetin e tij xhihadist.  Ai ishte arrestuar në shkurt dhe më pas në dhjetor të vitit 2004. Por pas qëndrimit disa mujor në një burg të sigurisë së ulët, u lirua përfundimisht. Në vitin 2006, iu bashkua Këshillit Shura të muxhahedinëve, duke shërbyer “në komitetin e sheriatit”. Më pas ky grup ndërroi emrin në Shteti Islamik i Irakut, duke u bërë kështu Al-Baghdadi gjenerali i kësaj ushtrie famëkeqe.

Udhëheqësi i Shtetit Islamik të Irakut

Abu-Bakr-al-Baghdadi 5

Në vitin 2010, Al-Baghdadi u emërua udhëheqës i Shteti Islamik të Irakut. Një vit më pas, Osama bin Laden u vra, derisa Al-Baghdadi e nderoi me aktivitete të shfrenuara terroriste. Ndërkohë, Shteti Islamik i Irakut vazhdoi me seri sulmesh terroriste në Irak, të cilat në masë të madhe u rritën pas luftës në këtë vend.

Fillimi i ISIS-it

Abu-Bakr-al-Baghdadi

Në vitin 2013, Al-Baghdadi mbikëqyri me vëmendje zgjerimin e organizatës. Ai ndërpreu lidhjet e tij me Al-Kaedën – me të cilën me parë kishte vepruar si “divizioni i Irakut” i grupit terrorist, dhe kështu u zgjerua në Siri, duke emëruar veten si Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori