Pas denoncimit në polici dhe media të vajzave të cilat shantazhoheshin nga një faqe anonime në Instagram, policia e Korçës ka zbuluar autoret që shpërndanin video dhe foto erotike.
Në operacionin “BOOMERANG” u arrestuan dy vajza që administronin faqen e Instagramit.
“Falë hetimeve të thelluara të eksperteve te Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me kompanitë ndërkombëtare Meta I.N.C dhe Google I.N.C, u arrit të siguroheshin provat e nevojshme në kohë të shpejtë, duke mundësuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky bashkëpunim ka qenë jetik në identifikimin dhe ndalimin e autorëve, si dhe në mbledhjen e provave që do të ndihmojnë në procesin e drejtësisë. Nga hetimi intensiv, u arrit të identifikoheshin dhe arrestoheshin dy shtetase, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, parashikuar nga neni 117/2 i Kodit Penal, të cilat ishin të përfshira në këtë veprimtari kriminale: P.M, e cila ka qenë administratorja e profilit “laviret e Korçës” në Instagram. E.P, e cila është identifikuar si person përgjegjës për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit”, njofton Policia.
Prej disa ditësh me dhjetëra vajza minorene në qytetin e Korçës kryesisht mosha 14-16 vjeç shantazhoheshin dhe denigrohen në rrjetin social Instagram nga një faqe anonime.
Në këtë faqe postohen çdo ditë emra, foto dhe video vajzash bashkë me adresat e tyre të banimit dhe të dhëna të tjera, me qëllim denigrimin e tyre.
Njoftimi i Policisë Korçë
Operacioni policor “BOOMERANG” – Arrestimi i autoreve të bullizmit dhe shpërndarjes së përmbajtjeve të papërshtatshme në rrjetin social Instagram.
Korçë, 7 shkurt 2025 – Në kuadër të një hetimi të thelluar dhe intensifikues, strukturat hetimore të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “BOOMERANG”. Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi për hapjen e një profili në rrjetin social Instagram, ku publikoheshin shkrime me natyrë bullizuese, denigruese, si dhe shpërndaheshin foto dhe video intime të vajzave të mitura, nxënëse të shkollave të ndryshme në qytetin e Korçës.
Fale hetimeve të thelluara të eksperteve te Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me kompanitë ndërkombëtare Meta I.N.C dhe Google I.N.C, u arrit të siguroheshin provat e nevojshme në kohë të shpejtë, duke mundësuar vazhdimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky bashkëpunim ka qenë jetik në identifikimin dhe ndalimin e autorëve, si dhe në mbledhjen e provave që do të ndihmojnë në procesin e drejtësisë.
Nga hetimi intensiv, u arrit të identifikoheshin dhe arrestoheshin dy shtetase, për veprën penale “Pornografia me të mitur”, parashikuar nga neni 117/2 i Kodit Penal, të cilat ishin të përfshira në këtë veprimtari kriminale:
• P.M, e cila ka qënë administratorja e profilit “laviret e Korçës” në Instagram.
• E.P, e cila është identifikuar si person përgjegjës për aplikacionin “Tellonym”, i lidhur me profilin e Instagramit.
Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për këta shtetas në datën 07.02.2025.
Ky operacion ka qenë një hap i rëndësishëm në luftën kundër krimeve kibernetike, dhe njëkohësisht një mesazh i fortë për të gjithë ata që përpiqen të shkelin ligjin dhe të dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë në mjedisin online. Strukturat tona të hetimit janë angazhuar vazhdimisht për të mbrojtur ata që janë më të pambrojtur dhe për të siguruar një mjedis të sigurt në internet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVotimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër