LAJMI I FUNDIT:

Huqja e Agjencisë kundër Korrupsionit, prokuroren kosovare e bën multimilionere! (Dokument)

Huqja e Agjencisë kundër Korrupsionit, prokuroren kosovare e bën multimilionere! (Dokument)

(E plotësuar) Derisa më herët në formularin e publikuar nga Agjencia kundër Korrupsionit e Kosovës shkruante se prokurorja Merita Lumezi ka 66.8 milionë euro para të gatshme të bashkëshortit të saj në një bankë të Kosovës, ndërkohë, kjo shifër është ndryshuar.

Siç edhe mund të shihet në fotografinë e marrë më herët nga të dhënat e kësaj agjencie, aty shkruan se ajo dispononte, ndër tjerash edhe rreth 66.8 milionë euro, para të gatshme të burrit të saj.


Ndërkohë, AKK e ka përmirësuar këtë të dhënë, dhe tani, aty shkruan se ajo ka të deklaruara, ndër tjerash edhe 668,857 euro, para të burrit të saj.

Përndryshe, Albert Lumezi, bashkëshorti i prokurores Merita Lumezi, është vëlla i kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi.

Ai është një nga menaxherët më të njohur të bankave komerciale në vend.

Për të parë pasurinë e saj të deklaruar, klikoni linkun KËTU

Prokurorja Merita Lumezi ka deklaruar 67 milionë euro në bankë – të burrit të saj (Dokument)

Në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, prokurorja Merita Lumezi ka deklaruar se rreth 66.8 milionë euro i ka para të gatshme bashkëshorti i saj në NLB, ku edhe është menaxher, ndërsa 80 mijë euro i ka para të gatshme prokurorja Lumezi, shkruan ‘Infokusi.com’.

Po ashtu ajo ka deklaruar rreth 700 mijë euro patundshmëri, si dhe veturë në vlerë prej 16 mijë euro.

Prokurorja Lumezi ka deklaruar 16 mijë euro të hyra vjetore nga paga, derisa pagat dhe bonuset e bashkëshortit të saj i ka deklaruar mbi 82 mijë euro në vit.

Përndryshe, Albert Lumezi, bashkëshorti i prokurores Merita Lumezi, është vëlla i kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi.

Ai është një nga menaxherët më të njohur të bankave komerciale në vend dhe miliona euro i ka përfituar vite më parë nga shitja e një banke vendore tek banka sllovene NLB.

Për të parë pasurinë e saj të deklaruar, klikoni linkun KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori