LAJMI I FUNDIT:

Kush është personi që e fitoi Golf-in e parë elektrik në lojën e GO+

Kush është personi që e fitoi Golf-in e parë elektrik në lojën e GO+

Pas një muaji të lojës së madhe shpërblyese të pijes energjike GO+, më 28 shtator 2020 u përzgjodh fituesi i premisë së parë E-Golf.

Yll Syla nga qyteti i Gjilanit është personi me fat i cili fitoi Golfin e parë elektrik të lojës GO+ Mushu Energji! Tani kanë mbetur një Tesla Model 3 dhe dy E-Golf për tu dhuruar në shortet e ardhshme.

Kjo natë kishte edhe dy befasi tjera pas premisë kryesore; Fatlinda nga Kaçaniku dhe Berati nga Rahoveci ishin fituesit e dy surprizave – një iPhone 11 Pro dhe një laptop Macbook Air.

Shikoni videon më poshtë për të ndjekur storjen e Yllit dhe momentet elektrike gjatë dhurimit të shpërblimit.

Loja “Mushu Energji” do të vazhdojë edhe në muajt në vijim dhe mënyra si të merrni pjesë është shumë e thjeshtë!

Gjeje kodin 10 shifror që gjendet nën kapak të kënaçes së GO+ dhe kyçu në lojë duke regjistruar atë në uebfaqen www.lojagoplus.com.

Sa më shumë kode që regjistron aq më shumë rriten shansat që në shortin e ardhshëm të fitoni një nga premitë kryesore: një Tesla Model 3 apo një nga dy E-Golf. Gjithashtu, ju presin edhe shumë shpërblime ditore dhe javore.

Në foto: Fituesit e surprizave – Fatlinda dhe Berati!

GO+ ka hyrë në treg për të ofruar shijen dhe përvojën më unike për gjithë konsumatorët e tij. Produkti tashmë është prezent në treg në gjithë Kosovën, në qindra pika të shitjes me pakicë dhe shumicë, ndërsa ambiciet e kompanisë janë që së shpejti të fillojnë me eksport në rajon dhe shtetet e ndryshme evropiane.

Për më shumë detaje rreth garës, ndiqni faqet zyrtare të GO+:

Në Instagram: GoPlusDrink
Në Facebook: Go+
Linku i lojës: www.lojagoplus.com

Artikull i sponzorizuar