LAJMI I FUNDIT:

Kush është Lutfi Ajazi, të cilin Limaj e përmend si atentator ndaj Enver Malokut dhe Sabri Hamitit

Kush është Lutfi Ajazi, të cilin Limaj e përmend si atentator ndaj Enver Malokut dhe Sabri Hamitit

Kreu i NISMA për KosovWn dhe deputeti Fatmir Limaj ka thënë se nuk mbanë përgjegjësi për vrasjen e dy civilëve, Ramiz Hoxhës e Selman Binishit. Përgjegjësinë ia ka hedhur anëtarëve të Shtabit të UÇK-së. Për këto vrasje Limaj ka folur në Hagë.

Ai ka zbuluar po ashtu se kush e kishte plagosur Sabri Hamitin e kush e kishte vrarë Enver Malokun.


“Lutfi Ajazi, kujtoj është i plagosur. Tash del se ka marrë pjesë në atentate, në masakra. Bile tash kam kuptuar se Sabri Hamitin e ka plagos ai, pastaj Enver Malokun, ai ka marrë pjesë në përgatitjen e vrasjes së tij. Janë këto misterioze edhe sot. Ka plotë”, kështu ka thënë Limaj në Gjykatën e Hagës më 23 maj të vitit 2005.

Por kush është Lutfi Ajazi? Emri i tij përmendet edhe si i dyshuari kryesor në rrëmbimin dhe zhdukjen e mjekut të UÇK-së, Dr. Hafir Shalës në vitin 1998, diku në aferësi të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Dr. Hafir Shala aso kohe bashkë me dy person tjetër ishte nisur nga Drenica për në Prishtinë për t’ufurnizuar me medikamente për UÇK-në. Ai në afërsi të Prishtinës ishte kidnapuar pasi që ishte ndaluar nga forcat policore serbe. Që nga ajo kohë, Dr. Hafiri figuron i zhdukur.

Në një letër dërguar mediave nga Esat Shala familjar i afërt i Dr.Hafir Shalës dhe ish-pjesëtar i FSK-së, përmend emra konkretë që duhet të merren në pyetje për të zbuluar të vërtetën e zhdukjes së Dr.Hafir Shalës.

Ai në këtë letër përmend edhe Lutfi Ajazin, ish inspektor i sigurimit shtetëror serb, pastaj edhe Fadil Syleviqin, tash pjesëtar i Policisë së Kosovës.

“Ne kerkojmë nga shteti i Kosoves urgjent qe ketë tradheti-rrembim tinzar dhe qyqar te Dr Hafir Shales qe te merren ne pytje kta persona. Lutfi Ajazi ish inspektor i sigurimit shtetror,Fadil Syleviqi oficer i lart i sherbimit policor, Shaban Neziri si dhe disa nga Mujajt e Gradices qe ishin ne sherbim te sigurimit shtetror serb ne ate kohë si dhe shume njerz te tjer qe sotë udhheqin strukturat me te larta te shtetit tonë te korruptun. Ne si Familjar nuk do te ndalemi se kerkuari te verteten shpresojm dhe besojm qe 10 prilli i ketij viti do te jetë viti i fundit kur do te zbardhet fati i Dr. Hafir Shales”, thuhet në letrën e Esat Shalës.

Lutfi Ajazi përmendet edhe si inspektor i UDB-së në një tekst nga Abudallah Prapashtica.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori