Kristen Welker ka qenë një fytyrë e njohur për miliona amerikanë si korrespondente e NBC News për Shtëpinë e Bardhë dhe bashkë-spikere e “Weekend Today”, por zgjedhja e saj si moderatore e debatit përfundimtar presidencial të enjten, midis presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden, i dha asaj një nga rolet më të spikatur të fushatës 2020
Welker është gruaja e dytë me ngjyrë që moderon një debat presidencial solo. E para ishte gazetarja e ABC News, Carole Simpson në garën e vitit 1992 midis Presidentit George H.W. Bush dhe Bill Clinton.
Welker zgjodhi gjashtë tema për të diskutuar me presidentin dhe ish-nënkryetarin, që përfshijnë koronavirusin, racën, ndryshimin e klimës, sigurinë kombëtare, familjet amerikane dhe udhëheqjen.
Kristen Welker është pëlqyer dhe komentuar pozitivisht për performancën e saj gjatë debatiti Trump-Biden.
Por kush është ajo?
U përfshi në gazetari herët
Welker, 44 vjeç, është nga Filadelfia dhe është diplomuar në Germantown Friends School. Ndërsa ishte në shkollë të mesme, ajo shkroi për gazetën e shkollës. Në një intervistë të vitit 2010 me revistën Philadelphia, ajo tha se kishte kohë që aspironte të bëhej gazetare.
Ka pasur një karrierë të gjerë në NBC News
Edhe para se të diplomohej në Harvard në 1998-ën, Welker ishte praktikuar te “Today”. Nga 2005-a deri në 2010-ën, ajo punoi si reportere në WCAU, filiali i NBC në Filadelfia dhe në 2010-ën ajo u bashkua me NBC News si korrespondente e rrjetit.
Ajo filloi të mbulonte Shtëpinë e Bardhë në dhjetor të vitit 2011, duke udhëtuar gjerësisht me ish-presidentin Barack Obama, ish-zonjën e parë, Michelle Obama dhe Biden.
Në vitin 2016, Welker mbuloi fushatën presidenciale të ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton. Në janar të 2020-ës, ajo u bë një bashkë-moderatore e “Weekend Today” me mikun e ngushtë dhe korrespodentin e Shtëpisë së Bardhë, Peter Alexander.
“Kjo është diçka për të cilën kam ëndërruar, për të cilën kam punuar kaq shumë”, tha Welker në emision.
Ajo ka përvojë në moderimin e një debati presidencial
Në nëntor të 2019-ës, Welker bashkë-moderoi një debat presidencial primar demokrat së bashku me moderatorin e MSNBC, Rachel Maddow, gazetarin e NBC News, Andrea Mitchell dhe reporterin e Washington Post të Shtëpisë së Bardhë, Ashley Parker.
Gjatë debatit, Welker i bëri pyetje Biden-it, senatores Kamala Harris të Kalifornisë dhe senatores Elizabeth Warren të Massachusetts, ndër të tjera, mbi çështje që variojnë nga kujdesi shëndetësor te politikat e strehimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Thonë se kanë zemër të akullt: Tri shenjat më të ftohta të horoskopit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën