LAJMI I FUNDIT:

Kush është Hungaria, kundërshtari i Kosovës? Lojtarët, vlera e ekipit dhe forma

Kush është Hungaria, kundërshtari i Kosovës? Lojtarët, vlera e ekipit dhe forma

Përfaqësuesja e Hungarisë është kundërshtari i dytë i Përfaqësueses së Kosovës në miqësoret e muajit mars, pasi para disa ditësh fituan miqësoren e parë ndaj Armenisë, e para nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda.

Dardanët do të luajnë edhe miqësoren e dytë gjatë këtij muaji, ku e para u fitua 0-1 ndaj Armenisë të premten, ndërsa e dyta është e programuar për sot (e martë) kundër Hungarisë.


Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi i ri, Franco Foda, ka kryer stërvitjet e nevojshme pas ndeshjes ndaj Armenisë, ndërsa sot pritet të jetë gati për miqësoren e dytë.

Ndeshja është paraparë të zhvillohet në stadiumin ‘Puskas Arena’ të Budapestit, me fillim nga ora 19:00.

Por, kush është Hungaria, kundërshtari i dytë i Kosovës së përzgjedhësit Foda?

Ekipi kombëtar i futbollit i Hungarisë ka bërë nëntë paraqitje në Kupën e Botës dhe pesë tjera në Kampionatin Evropian.

Hungaria ka një histori të respektueshme futbolli, pasi ka fituar tre tituj olimpikë, duke përfunduar nën-kampione në Kupat e Botës 1938 dhe 1954 dhe e treta në Kampionatin Evropian 1964.

Kjo kombëtare revolucionarizoi sportin në vitet 1950, duke vendosur bazat taktike të futbollit total dhe duke dominuar futbollin ndërkombëtar me ‘Ekipin e Artë’, i cili përfshinte legjendën Ferenc Puskas, një nga golashënuesit më të mirë të shekullit të 20-të.

Skuadra e asaj epoke ka renditjen më të lartë të futbollit të të gjitha kohërave në botë, me 2230 pikë në 1vitin 954, dhe një nga ecuritë më të gjata pa humbje në historinë e futbollit, duke mbetur e pamposhtur në 31 ndeshje, duke përfshirë mbi katër vjet.

Hungaria u përball me një ‘thatësirë’ ​të madhe duke filluar nga eliminimi i tyre në Kupën e Botës 1986, duke dështuar të kualifikohej në një turne madhor për tridhjetë vjet dhe duke arritur renditjen më të ulët të FIFA-s, pozita 87 në vitin 1996, si dhe duke përfunduar në vendin e gjashtë në grupin e tyre për kualifikimet në Euro 2008.

Më pas ata filluan një kthesë, duke u kualifikuar për tre kampionate evropiane radhazi në 2016, 2020 dhe 2024, si dhe arritën promovimin në Ligën A të Ligës së Kombeve të edicionit 2022–23.

Trajneri dhe lojtarët

Kombëtarja e Hungarisë udhëhiqet nga trajneri italian, Marco Rossi, i cili e ka marrë drejtimin e tyre në vitin 2018. Rossi nuk është edhe emër i njohur i futbollit, pasi shumicën e karrierës e ka kaluar në klube jo të mëdha italiane dhe në Hungari.

Në anën tjetër, lojtarët më në formë dhe të njohur të Hungarisë janë Dominik Szoboszlai, Willi Orban, Milos Kerkez, Peter Gulasci dhe Attila Szalai.

Legjenda më e madhe e kombëtares hungareze padyshim se është ish-ylli i Real Madridit, Ferenc Puskas, i cili ka fituar shumë trofe individual dhe ekipor.

Rossi dhe Szoboszlai

Vlera e kombëtares

Kombëtarja e Hungarisë ka një vlerë të përgjithshme prej 116 milionë eurosh dhe renditet e 27-ta në ranglistën e FIFA-s, për dallim nga Kosova e cila renditet e 102-ta me një vlerë të ekipit kombëtar prej 66.18 milionë eurosh.

Lojtari më i shtrenjtë apo më i vlefshëm i kombëtares hungareze është mesfushori Dominik Szoboszlai, i cili vlen 75 milionë euro dhe luan me Liverpoolin në Ligën Premier.

Forma e Hungarisë

Hungaria është duke kaluar një formë mahnitëse, pasi nuk ka humbur në 13 ndeshjet e fundit, nga to tetë fitore dhe pesë barazime.

Në ndeshjen e fundit, të zhvilluar para disa ditësh, Hungaria mposhti Turqinë me rezultat 1-0, në nëntor të vitit të kaluar, ata fituan 3-1 ndaj Malit të Zi, ndërsa në dy ndeshjet tjera u mbyllen baras 2-2, ndaj Bullgarisë dhe Lituanisë.

Futbollistët e ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës

Portierët

Dibusz Denes (Ferencvaros)

Gulacsi Peter (RB Leipzig)

Toth Balazs (Fehervar FC)

Mbrojtësit

Balogh Botond (Parma)

Dardai Marton (Hertha BSC)

Lang Adam (Omonia Nicosia)

Mocsi Attila (Rizespor)

Orban Willi (RB Leipzig)

Szalai Attila (SC Freiburg)

Szalai Gabor (FC Lausanne-Sport)

Mesfushorët

Bolla Bendeguz (Servette FC)

Kerkez Milos (Bournemouth)

Kleinheisler Laszlo (Hajduk Split)

Nagy Adam (Spezia Calcio)

Nagy Zsolt (Puskas Akademia)

Nego Loic (Le Havre AC)

Schafer Andras (Union Berlin)

Styles Callum (Sunderland)

Sulmuesit

Adam Martin (Ulszan Hyundai)

Gazdag Daniel (Philadelphia Union)

Horvath Krisztofer (Kecskemeti TE)

Sallai Roland (SC Freiburg)

Szoboszlai Dominik (Liverpool)

Vancsa Zalan (Lommel SK)

Varga Barnabas (Ferencvaros)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori