LAJMI I FUNDIT:

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV sipas Haki Abazit?

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV sipas Haki Abazit?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili këtë të enjte u largua nga dy komisione parlamentare, pati disa akuza të rënda për “ngufatje të zërit të deputetëve” dhe demokracisë brenda Grupit Parlamentar të partisë së cilës i takon.

Mes emrave të cilët Abazi i përmendi është aktivistja e LVV-së nga Shqipëria, Dejona Mihali, të cilën e quajti “masha e kontrollit” të deputetëve të partisë e cila është në pushtet.


Abazi: Dejona Mihali është masha e kontrollit të grupit parlamentar të LVV-së, bllokoi Komisionin hetimor për privatizim
Lexo po ashtu Abazi: Dejona Mihali është masha e kontrollit të grupit parlamentar të LVV-së, bllokoi Komisionin hetimor për privatizim

“Unë e kam iniciuar krijimin e Komisionit për privatizim. Është bllokuar nga Dejona Mihali. Ajo është masha e kontrollit e Grupit Parlamentar të VV-së, duke mbivendosur mbi vullnet e çdo deputeti dhe pa legjitimitet. Mihali nuk ka qenë pjesë e votimeve, nuk ka qenë pjesë e garës së brendshme të VV-së, por është njeriu kryesor që kryeson, menaxhon dhe merr vendime brenda aty”.

“Kam protestuar brenda strukturave të partisë dhe gjitha këto janë heshtur. Demokracia e Kosovës nuk mund të varet nga individë të autorizuar nga Kurti që ata të drejtojnë diskursin demokratik të vendit. Ky është shqetësim shumë më i madh sesa maja e Ajsbergut në urdhrin për shkarkimin tim nga kryetari i komisioneve”, deklaroi Abazi në një konferencë për media.

Por, kush është Dejona Mihali dhe cilat janë pozitat e saj në LVV? 

Dejona Mihali gjatë një takimi të LVV-së

Dejona Mihali, aktiviste e LVV-së, nuk është shumë emër i njohur për publikun, pasi nuk ka paraqitje në media dhe nuk ushtron asnjë funksion publik në Qeverinë Kurti. Por, ajo është figurë e rëndësishme në LVV, pasi që është anëtare e kryesisë.

Në ueb-faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje jepen shumë pak informacione për rolin e Mihalit, për dallim për disa prej zyrtarëve të tjerë të partisë. Si informacion për publikun është dhënë vetëm pozita e saj si ‘Koordinatore e Komiteteve‘, pozitë kjo të cilën e mban që nga viti 2016.

Ndërsa, në ueb-faqen zyrtare të Qendrës së LVV-së në Shqipëri tregohet një biografi e shkurtër për Mihalin, ndonëse prapë pak informacione për angazhimin e saj në LVV.

“Dejona Mihali lindi në Tiranë në vitin 1980. Studimet universitare e pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofi-Sociologjisë. Pas studimeve ka ligjëruar në universitet dhe ka drejtuar programe universitare. Ka marrë pjesë në projekte studimore, e përkthime të fushës. Është koordinatore e komiteteve profesionale të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në ueb-faqe.

Ajo që dihet për Mihalin është edhe se e njëjta më 18 korrik 2016 ishte ndaluar në Morinë që të hyjë në territorin e Kosovës.

Atë kohë Lëvizja Vetëvendosje e pati quajtur “vendim arbitrar të pushtetit të Thaçit, Mustafës dhe Veselit”.

“Ky vendim arbitrar është marrë pa u bazuar në asnjë ngjarje faktike, në asnjë ligj dhe pa asnjë vendim gjyqësor. Ky arbitraritet i pushtetit të Thaçit, Mustafës dhe i Veselit po e bën Kosovën një vend pa të drejta demokratike e civile, po e shpërfaq si një tirani despotësh të vegjël, që të vetmin funksion e kanë servilizmin ndaj ndërkombëtarëve, Serbisë e mafias”, thuhej në ueb-faqen zyrtare të LVV-së, ku kërkohej heqja e urdhrit që ndalon hyrjen e Dejona Mihalit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori