Rezidenca zyrtare verore e Josip Broz Titos ishte në Ishujt Brione në Istria për tri dekada.

Një nga atraksionet e Brioneve në Kroaci është “Cadillac”, e cila iu dhurua Titos nga emigrantët jugosllavë nga Kanada më 1953.

Kabrioleti i gjatë 560 centimetra, i gjerë 200 centimetra, ka një motor me një vëllim prej 5.000 centimetra kub, 260 kuaj fuqi dhe tetë cilindra, dhe – është në gjendje të shkëlqyeshme.

Deri në vitin 1979, në veturën e diktatorit të Jugosllavisë janë vozitur shumë burra shtetërorë në Brione, si presidenti egjiptian Abdel Nasser, kryeministrja indiane Indira Gandhi, por edhe yjet e aktrimit Sofia Loren, Elizabeth Taylor dhe Richard Burton.

Në Parkun Kombëtar aktual Brione, “Cadillac” mund të merret me qira për të udhëtuar rreth ishullit dhe një orë me qira kushton 10.000 kuna (1.350) euro.

Personaliteti i fundit botëror që mori me qira makinën e rrallë është aktorja amerikane Salma Hayek, e cila xhiroi një film në Kroaci dy vjet më parë.