LAJMI I FUNDIT:

Kush duhet të jetë fizikisht aktiv para, kush pas ushqimit?

Kush duhet të jetë fizikisht aktiv para, kush pas ushqimit?

Nutricionistja Pamela Nisevich Bede dhe trajneri i fitnesit Brad Schoenfeld, kanë zbuluar për “Women’sHealth” çfarë mendojnë për treningun me lukth të thatë

Nuk ekzistojnë shumë hulumtime në këtë temë, ndërkaq shumica e tyre theksojnë që treningu me lukth të thatë nuk do të ndihmojë në rastin e dobësimit të shpejtë, por vetëm do të keni më pak energji se optimalja, transmeton Telegrafi.


Nutricionistja shton që treningu me lukth të thatë, megjithatë, është i shkëlqyeshëm për ata të cilët përpiqen të mbajnë deficitin e kalorive dhe të heqin kilogramët, sepse pas treningut trupi ka nevojë të madhe për proteina, jo për karbohidrate dhe sheqerna, siç është rasti te shumica e njerëzve.

Trajneri Schoenfeld konsideron që një deri në dy orë para treningut duhet ngrënë ndonjë racion të lehtë i cili kryesisht përbëhet nga proteinat dhe yndyrat e shëndetshme, në mënyrë që organizmi të ketë energji të mjaftueshme për trening.

Në atë mënyrë, trupi do të jetë i detyruar të shpenzojë yndyrat, sepse nuk është i ushqyer me karbohidrate.

Megjithatë shpenzimi i yndyrave me trening në lukth të thatë më mirë do t’u shkojë për shtati personave të cilët janë në keto-ushqim dhe trupi i të cilëve tashmë është mësuar të thithë energjinë nga yndyrat, jo nga karbohidratet.

Pra, nuk ka asgjë të keqe që të bëni trening me lukth të thatë, mirëpo nëse ndieni që organizmit tuaj nuk i pëlqen dhe që ndiheni keq pas kësaj, do të ishte më mirë të dëgjoni këshillën e trajnerit dhe të hani ndonjë racion me proteina para aktivitetit fizik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Shëndetësi
Kalo në kategori